English

Elbasan-Librazhd. Aksident me reultat 4 te vdekur

Dita e sotme ka qene teper e dhimbshme lidhur me lajmet mbi aksidentet auomobilistike.
Një aksident tjeter teper i rëndë i ka marrë jetën 4 personave në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se aksidenti fatal ka ndodhur në vendin e quajtur Xibrakë. Policia bën të ditur se një furgon është përplasur me një maune, si pasojë kanë ndërruar jetë 4 persona. Furgoni me pasagjerë kishte targën LB 001 A, ndërsa mauna targën KO 10 28 A. 

Ende nuk ka një version përfundimtar nga policia sa i përket shkakut të aksidentit, por dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i furgonit. Drejtuesi i furgonit, Eduart Haskurti ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa identitetet e viktimave dhe disa të plagosurve ende nuk është bërë i ditur. 

KOMENTE