Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Vlora do të jetë porta më e bukur e Mesdheut për Shqipërinë
English

Rama: Vlora do të jetë porta më e bukur e Mesdheut për Shqipërinë

Fjala e Kryetarit Rama në aktivitetin “Faleminderit Vlora!"

"Mirëmbrëma dhe faleminderit me mirënjohje të madhe për kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë atyre që e bënë këtë që sapo kaluan një fushatë fantastike dhe të pa harrueshme. Kjo vajza që sapo e njoha quhet Kiara dhe Kiara sot ka ditëlindjen e bën 10 vjeç.
Nuk e lash të ikte sepse doja që ta ndaja me Kiarën këtë kënaqësi por njëkohësisht mendova se sot është një ditë e shënuar për mua për të ju falënderuar të gjithëve ju dhe ndërkohë është dita e parë mbas fushatës që unë flas me ju drejtpërdrejt dhe është dita për tu thënë se kur Kiara të bëhet 18 vjeç dhe të votojë për herë të parë, ne do ta kemi ndryshuar rrënjësisht Vlorën dhe e gjithë Shqipëria do të jetë krejt ndryshe në pritje të votës së atyre që sot janë 10 vjeç. Unë jam i bindur se ne të gjithë së bashku mund ta përballojmë sfidën e jashtëzakonshme të ndryshimit që premtuam. Fitorja jonë ishte shumë e gëzueshme, dhe spektakolare por pas vetëm dy muajsh ne do të fillojmë punën me qeverinë e re për tu përballur me një realitet aspak të gëzueshëm të rrënimit të gjithë anshëm të Shqipërisë, të rrënimit të gjithë anshëm të jetës ekonomike, shoqërore e demokratike të vendit. Të rrënimit të gjithë anshëm të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ne nuk mund ta përballojmë këtë as thjesht me një kryeministër dhe as vetëm me një qeveri, ne mund ta përballojmë këtë me një skuadër të re për Shqipërinë që duhet të përfshijë të gjithë në të gjitha nivelet me pasion, vullnet dhe durimin e jashtëzakonshëm për ti kapërcyer një e nga një të gjitha pengesat e mëdha që kemi përpara.
Fitorja e 23 Qershorit ka një kuptim shumë të qartë, njerëzit nuk votuan për të hequr disa dhe për të vendosur disa, njerëzit votuan për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë. Njerëzit nuk na e dhanë votën për të ndërruar një parti me një tjetër por për të ndërruar jetën ekonomike, shoqërore dhe demokratike të vendit.
Shqiptarët e bënë këtë në mënyrën më të jashtëzakonshme, përmes një revolucioni të mirëfilltë dhe të heshtur me votë. E bënë këtë duke na dhënë të gjithë fuqinë kushtetuese që ne ti kryejmë më në fund reformat e thella që vendi pret prej kohësh teksa lëngon në rrugën e rrënimit dhe për ti dhënë më në fund kuptim fjalës shtet, fjalës rend ligjor, fjalës konkurrencë, fjalës meritë, fjalës liri për të gjithë dhe të drejta për secilin. Kjo është një sfidë që jam i bindur se ne i kemi të gjitha mundësitë për ta fituar por që ta fitojmë nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se kush na ka vënë dhe pse na ka vënë në krye të vendit. Kush na ka votuar dhe pse na ka votuar me një votë si asnjëherë më parë, një milion shqiptarë të cilët në 23 Qershor na kanë dhënë të drejtën për të qeverisur por edhe mesazhin e qartë se ose ne socialistët dhe progresistët në Aleancën për Shqipërinë Evropiane bëjmë një ndryshim historik ose pas katër vitesh do të ndëshkohemi ndoshta edhe më rëndë se çu ndëshkua kundërshtari ynë me plot të drejtë.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, unë plotësisht i vetëdijshëm për këtë, çdo ditë e më thellësisht i vetëdijshëm për këtë. nga ana tjetër dua tu them se unë vërtet kam detyrën të drejtoj qeverinë e vendit por nuk do ta harroj për asnjë çast se kam detyrën të jem edhe deputet i Vlorës. Dhe duke besuar tek forca e shembullit dhe jo tek shembulli i forcës, si deputet i Vlorës unë do të kem zyrën e deputetit këtu në Vlorë dhe do të mbaj kontakte të vazhdueshme me qytetarët e Vlorës, me ata që na kanë votuar dhe ata që nuk na kanë votuar duke besuar se të gjithë deputetet e skuadrës sonë kombëtare të rilindjes që në 9 shtator do të hyjnë në sallën e Parlamentit nuk do ta harrojnë për asnjë çast se kush i ka çuar në atë sallë dhe të gjithë do të vazhdojnë ta mbajnë të hapur zyrën e tyre në çdo zonë kujdestarie për tu kujdesur për ata njerëz që në këtë fushatë në kuptimin më të vërtetë të fjalës na kanë shtuar jetën me energjitë e jashtëzakonshme pozitive që na kanë dhënë.
Kundërshtari ynë na ka bërë një dhuratë shumë të çmuar, na ka lënë në tavolinë një libër të trashë e të mbushur me gabimet e tij. Nëse ne do të jemi të duruar dhe të vëmendshëm ti lexojmë me vëmendje të gjitha ato gabime dhe nëse ne do të jemi të zotët që të mos i përsërisim ato gabime qoftë edhe me kaq Shqipëria do të jetë ndryshe.
Por, sigurisht nga ana tjetër ne nuk do t mjaftohemi me kaq por do të punojmë ditë/natë me mish e shpirt për ti realizuar një e nga një angazhimet tona për të rilindur Shqipërinë. Unë do të punoj ditë/natë me mish e shpirt për të realizuar një e nga një të gjitha angazhimet që kam marrë për Vlorën dhe gjithë këtë qark të mrekullueshëm dhe të braktisur në gjithë këto vite, për Vlorën që ne kemi detyrimin ndaj të parëve tanë, kemi detyrimin ndaj atyre që këtu ngritën flamurin e Pavarësisë që ta kthejmë në një pikë referimi jo vetëm të historisë por edhe të zhvillimit për të ardhmen, për Vlorën që ne kemi mundësinë e jashtëzakonshme që ta kthejmë në një nga portat më të bukura të Mesdheut për Shqipërinë.
Dua në fund ti falënderoj të gjithë pa përjashtim, të falënderoj të gjithë ata që u përfshinë në këtë fushatë fantastike, ti falënderoj të rejat dhe të rinjtë, të falënderoj veteranët, të falënderoj gratë dhe burrat që ju bashkuan fushatës sonë, të falënderoj të gjithë ata që brenda ose jashtë Shqipërisë dhanë kontributin e tyre qoftë edhe duke punuar dhe luftuar për të çuar mesazhin tonë derë më derë ose qoftë duke bërë betejën në rrjetet sociale. Si mund të ndodhte ndryshe, militantët, kryetarët e organizatave, drejtuesit e partisë, dua të falënderoj të gjithë skuadrën tonë të rilindjes një e nga një. Dua të falënderoj Shpëtimin, dua të falënderoj të gjithë drejtuesit vendorë dhe dua të ju them të gjithë këtyre të fundit se për ta fillon një periudhë ndoshta më e vështira në jetën e tyre politike sepse nuk do të kenë më mundësi të flenë aq sa kanë fjetur, me mua në krye kuptohet.
Ju falënderoj nga zemra, ju jam shumë mirënjohës, gjatë gjithë këtyre viteve kemi folur se nuk kemi pasur se çfarë të bëjmë tjetër, tani të vazhdojmë të flasim por ju me të drejtë nuk do të na gjykoni për ato që do të themi por për ato që do të bëjmë.
Natën e mirë dhe mos u mërzisni edhe këto dy muaj. Natën e mirë!

KOMENTE