English

Beqaj: Taksa e biznesit të vogël dhe TVSH-ja për shëndetsinë do të hiqen që nga 1 janar 2014

"Kemi rënë dakord që na duhet një sistem krejt i ri i informacionit për shëndetësinë. Na duhet një mënyrë krejt e re e menaxhimit të institucioneve shëndetësore , si dy parakushte për të shkuar tek ajo skemë që të dyja partitë kanë si synim në program, mbulimin e të gjithë popullatës.

Do të arrijmë tek ky mbulim universal me rezidencë në Shqipëri brenda 4-vjeçarit të mandatit. Jemi të vetëdijshëm që modeli i taksimit duhet të jetë ne funksion të punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Sigurisht që Banka Botërore është një partner i rëndësishëm jo vetëm në qëndrueshmërinë makroekonomike të Shqipërisë por edhe në projektet e saj zhvillimore për Shqipërinë, por unë mund t’ju them që nga 1 janari nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël dhe nuk do te ketë TVSH në shëndetësi", është shprehur një nga bashkëdrejtuesit e grupit të punës për programin e qeverisjes të PS-LSI-së, Ilir Beqaj.

Beqaj siguroi se do të ndiqen të gjitha këshillat e Bankës Botërore.

KOMENTE