Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontroll i plotë i pasurisë së 91 zyrtarëve të lartë. Lista e zyrtarëve
English

Kontroll i plotë i pasurisë së 91 zyrtarëve të lartë. Lista e zyrtarëve

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave njofton mediat dhe të interesuarit, se Inspektori i Përgjithshëm në zbatim të nenit 25/1 të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, i cili përcakton në bazë të periodicitetit kategoritë e zyrtarëve që i nënshtrohen Kontrollit të Plotë, ka vendosur kalimin në Kontrollin e Plotë për shkak të Funksionit, të deklaratave të interesave private për periudhën deri më 31 dhjetor 2012, për subjektet deklarues sipas listës së mëposhtme:

Emri Mbiemri Funksioni Institucioni
Adnand Kosova Prokuror Prokuroria e Përgjithshme
Agim Shehu Zv/Drejtor i Përgjithshëm D.P. Tatimeve
Agim Hoxha Kryetar i Komunës Xhafzotaj Qarku Durrës
Agim Sema Kryetar i Komunës Krutje Qarku Fier
Agim Ferizaj Gjyqtar Gjykata Apelit
Agron Papajani Gjyqtar Gjykata e Apelit
Aleksandër Goga Prokuror Prokuroria e Apelit
Alfred Progonati Prokuror Prokuroria e Përgjithshme
Altin Dumani Prokuror Prokuroria e Apelit
Amarildo Laçi Gjyqtar Gjykata Apelit Krimeve të Renda
Andrea Mano Prefekt Prefektura
Arben Dollapaj Prokuror Prokuroria e Përgjithshme
Arlinda Mulgeci Zv/Drejtor i Përgjithshëm D.P. Doganave
Arqilea Koça Prokuror Prokuroria e Përgjithshme
Artan Haxhi Rektor Universiteti
Artan Lulaj Prokuror Prokuroria e Apelit Krimeve të Rënda
Artur Kalaja Gjyqtar Gjykata Apelit
Astrit Haxhialushi Gjyqtar Gjykata Apelit
Astrit Kalaja Gjyqtar Gjykata Apelit
Besnik Fuçia Kryetar i Komunës Kashar Qarku Tiranë
Bilbil Mete Prokuror Prokuroria e Përgjithshme
Brunilda Orhani(Malo) Gjyqtar Gjykata Apelit
Bujar Hoxhaj Prefekt Prefektura
Bujar Hoti Prokuror Prokuroria e Apelit
Dritan Bici Kryetar i Bashkisë Gramsh Qarku Elbasan
Edmond Hyka Prokuror Prokuroria e Apelit
Edmond Gogo Gjyqtar Gjykata Apelit
Eduart Veçani Prefekt Prefektura
Elez Gjoza Kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.2 Bashkia Tiranë
Elez Maçi Prefekt Prefektura
Elvis Malasi Drejtor i Përgjithshëm i Prokurimeve Publike Bashkia Tiranë
Endri Hasa Drejtor i Përgjithshëm Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Erion Koka Kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.7 Bashkia Tiranë
Fahri Danaj Prokuror Prokuroria e Apelit Krimeve të Rënda
Fatjon Hoxha Drejtor i Përgjithshëm Aeroporti Nënë Tereza sh.a
Fatos Rexha Kryetar i Komunës Paskuqan Qarku Tiranë
Fatos Tushe Kryetar i Bashkisë Qarku Fier
Fehmi Petku Gjyqtar Gjykata Apelit Krimeve të Renda
Fëllanza Alku Prokuror Prokuroria e Apelit
Ferdinand Elezi Prokuror Prokuroria e Apelit
Festim Adri Kryetar i Komunës Vreshtas Qarku Korçë
Feti Zeneli Drejtor i Përgjithshëm Agjencia e Trajtimit të Kredive
Flamur Shehu Drejtor i Përgjithshëm Ministria e Turizmit,Kultures,Rinise,Sporteve
Fato Nuredini Drejtor Porti Detar Vlorë sh.a
Fuat Vjerdha Kryetar Gjykata Apelit
Gazmir Tahiri Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Detare Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
Gazmir Spahija Drejtor i Përgjithshëm D.P. Tatimeve
Genci Alizoti Prefekt Prefektura
Genti Xholi Prokuror Prokuroria e Apelit
Gezim Çapoj Kryetar I Bashkise Orikum Qarku Vlorë
Gezim Dhima Kryetar I Komunes Mbrostar Qarku Fier
Gramoz Levanaj Gjyqtar Gjykata Apelit
Henrik Hysenbegasi Drejtor i Pergjithshem Bashkia Tiranë
Hysen Xhura Kryetar i Njësisë Bashkiake nr.4 Bashkia Tiranë
Hysni Demiraj Gjyqtar/Anëtar KLD Gjykata Apelit
Iliba Qirko (Bezati) Gjyqtar Gjykata Apelit
Ilir Çela Kryetar i Bashkisë Ballsh Qarku Fier
Indrit Buka Kryetar i Bashkise Shijak Qarku Durrës
Irena Brahimi Gjyqtar Gjykata Apelit
Irma Balli Prokuror Prokuroria e Apelit
Irodhis Dalani Kryetar i Komunës Livadhja Qarku Vlorë
Isa Jata Prokuror Prokuroria e Përgjithshme
Jorgo Goro Kryetar i Bashkisë Himarë Qarku Vlorë
Kastriot Rapaj Kryetar i Komunës Velabisht Qarku Berat
Kliton Spahiu Gjyqtar Gjykata Apelit
Kujtim Luli Prokuror Prokuroria e Përgjithshme
Lirim Nehanaj Kryetar i Komunës Gruemire Qarku Shkodër
Luljeta Laze Drejtor i Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor
Mariana Semini Drejtor i Përgjithshëm Shkolla e Magjistraturës
Mimoza Çomo Prefekt Prefektura
Miranda Andoni Gjyqtar Gjykata Apelit
Mirela Meko Zv/Drejtor i Përgjithshëm Teknik D.P. Doganave
Moisi Duda Prokuror Prokuroria e Apelit
Nure Dreni Gjyqtar Gjykata Apelit Krimeve të Renda
Pëllumb Rakipi Zv/Drejtor i Përgjithshëm D.P. Tatimeve
Petraq Puleri Kancelar Gjykata Apelit
Petrit Qerimi Prokuror Prokuroria e Apelit
Salvador Kaçaj Kryetar i Komunës Shengjin Qarku Lezhë
Shefki Çota Kryetar i Bashkisë Librazhd Qarku Elbasan
Shefqet Deliallisi Prefekt Prefektura
Shkëlzen Hoxha Kryetar i Bashkisë Krujë Qarku Durrës
Thoma Jano Prokuror/Shef i Sektorit të Përgjimeve Prokuroria e Përgjithshme
Valbon Çekrezi Gjyqtar Gjykata Apelit
Valbona Vata Gjyqtar Gjykata Apelit
Valdete Hoxha Gjyqtar Gjykata Apelit
Valentina Sadiraj Gjyqtar Gjykata Apelit
Valentina Ahmetaj Prokuror Prokuroria e Apelit
Voltana Ademi Prefekte Qarku Shkodër
Ylli Minka Gjyqtar Gjykata Apelit
Zegjine Sollaku Gjyqtar Gjykata Apelit

Kush kontrollohet

Kontrolli i plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë të të dhënave që përmbahen në deklaratën e pasurisë dhe të interesave të privatë do të kryhet çdo dy vjet për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zëvendëskryeministrin, ministrin, zëvendësministrin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, prokurorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarin i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtarin e organeve rregullatore ose të mbrojtjes së konkurrencës, guvernatorit të Bankës. Subjektet detyrohen të deklarojnë në ILDKP pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to; pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë;sendet me vlerë të veçantë mbi 500 000 lekë; të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale. Nuk deklarohen dhurata ose trajtime preferenciale kur vlera e tyre është më e vogël se dhjetë mijë lekë, si dhe kur dy a më shumë dhurata ose trajtime preferenciale, të dhëna nga i njëjti person, së bashku, nuk kalojnë këtë vlerë, gjatë së njëjtës periudhë deklarimi. Për të gjithë zyrtarët që deklarojnë pasurinë pranë ILDKP ndiqet e njëjta procedurë ligjore për kontrollin e borxheve. Gjatë kontrollit të plotë, ILDKP zhvillon korrespondencë me të gjitha zyrat që administrojnë regjistra publikë (hipotekë-tatime-dogana-QKRQKL, banka të nivelit të dytë, institucione financiare jobankare, drejtorinë e përgjithshme të transportit rrugor, drejtorinë e përgjithshme të policisë, sistemin TIMS për hyrje- daljet nga territori i Shqipërisë, etj), për të verifikuar nëse përputhen asetet e deklaruara nga zyrtarët me gjendjen e tyre reale. Gjithashtu, ILDKP kontrollon edhe ligjshmërinë e të ardhurave të zyrtarëve, situatat nëse ka konflikt interesi, si edhe ajo që është më e rëndësishmja, burimin e krijimit të pasurisë.

KOMENTE