Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maskat terrorizojnë udhetarët në veri. 5 persona janë plagosur mes tyre dhe 2 fëmijë(VIDEO)
English

Maskat terrorizojnë udhetarët në veri. 5 persona janë plagosur mes tyre dhe 2 fëmijë(VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur me armë nga maskat, të cilët tentuan t’i grabisnin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40 të ditës së diel, ku maskat tentuar të grabisnin një automjet ku brenda tij gjendeshin 6 person, ku 5 prej tyre mbetën të plagosur, mes të plagosurve edhe 2 fëmije.
Sulmi i maskave ka ndodhur në Qafë Qelë teksa çifti Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj së bashku me 2 fëmijët dhe kunatën Valbona Kopani dhe të shoqin e saj, Astrit Kopani ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre. Ka qene ky momenti kur janë shfaqur 3 persona të maskuar. Dyshohet se Astrit Kopani ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit dhe këta të fundit nuk kanë kursyer plumbat në drejtim të automjetit në lëvizje.
Pa ndalur makinen, Kopani i ka transportuar të plagosurit drejt Spialit Rajonal në Shkoder, ku menjëhere të demtuarit i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Dy prej të plagosureve janë në një gjendje të rënde dhe jane duke marrë një trajtim me të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Drejtuesi i mjetit rrëfen ngjarjen për “Top-Channel”, duke dhënë detajet e sulmit të grabitesve.

”Ishin tre vetë me maska, që na zunë pritë dhe kur kalova nisën të qëllojnë shumë herë mbi makinën. Të plagosurit janë dy gratë, baxhanaku dhe dy fëmijët”, deklaroi Kopani.

Situata në akset veriore të vendit po humbet sigurine. Njerëz të armatosur, në akse të ndryshme jane duke grabitur nën kërcenimin e armeve, në orët e para të mëngjesit.

Një ditë më parë, grabitës të armatosur sulmuan një familje ulqinase, duke i vjedhur gjithçka me vlerë kishin me vete në Rrugën e Kombit.
1831

KOMENTE