Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muxhahedinë të tjerë mbërrijnë në Shqipëri. Sipas marrëveshjes
English

Muxhahedinë të tjerë mbërrijnë në Shqipëri. Sipas marrëveshjes

Ditën e djeshme në 12 korrik, mbërrin në Rinas (Tiranë) grupi i gjashtë i muxhahedinëve prej 14 personash nga ish kampi Ashraf i Irakut, në vijim të zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.

Mbërritja e pjesës tjetër prej 210 persona sipas marrëveshjes do të vijë në ditët në vazhdim duke iu përmbajtur marrëveshjes së bërë midis Shqipërisë dhe Amerikës.

Qeveria ka marrë të gjitha masat për sistemimin e tyre në apartamente banimi të përshtatshme duke siguruar transferimin e tyre nga qendra e pritjes në banesat e tyre, brenda një kohe të shkurtër dhe trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.

KOMENTE