English

Dhëmbë të bardhë në kushtet e shtëpisë

Te gjithe deshirome te kemi nje higjene te mire te gojes dhe sidomos dhembe te bardhe.
Madje shume te tjere shpezojne mjaft per te patur dhembe te bardhe por ndonjehere sekreti per t epatur dhembe te bardhe ndodhet ne shtepite tona vetem me pak leke qe kushdo mund ta perdore dhe do te marre rezultatin me te mire.

Bikarbonati (soda e bukës) pastron dhe zbardh dhëmbët. Përzieni një lugë të vogël sodë, pak kripë dhe disa pika uthulle dhe me këtë përzierje lani dhëmbët. Veprimin e njëjtë përsëriten dy deri në katër herë në muaj dhe rezultati do të jetë – dhëmbë të mrekullueshëm dhe të kuruar.

Limoni dhe soda
Në një enë hidhni 1/2 e filxhanit sodë dhe lëngun e gjysmës së limonit. Përzierjen vendoseni mbi dhëmbë dhe lëreni të veprojë tre minuta, mirëpo jo më gjatë sepse do të mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve. Lani dhëmbët me pastë, këtë veprim përsëriteni një herë në javë.

Luleshtrydhja
Nëse dëshironi që pa u munduar fare t’i zbardhni dhëmbët, përdorni luleshtrydhet.Merri luleshtrydhet dhe fërkoni me to dhëmbët. Pastaj lani me pastë, në mënyrë që sheqeri dhe thartina të mos e dëmtojnë zmaltin.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon në eliminimin e njollave dhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe vret bakteret e dëmshme në zgavrën e gojës. Në një gotë me ujë hidhni një lugë të vogël uthulle dhe me të lani gojën, ndërkaq dhëmbët i lani me pastë. Këtë veprim mund ta përsërisni çdo ditë.

Dafina dhe portokalli
Dhëmbët do t’i zbardhni nëse i lani me përzierje të fletëve të dafinës dhe të lëvores së thatë të portokallit. Në një enë vini të njëjtën sasi të fletëve të bluara të thata dhe të lëvoreve të thata të portokallit dhe shtoni pak ujë. vendoseni në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tri deri në katër minuta. Pastaj lani dhëmbët me pastë.

KOMENTE