Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i dytë periodik i Shqipërisë në Gjeneve. Evidentohet progresi i arritur
English

Raporti i dytë periodik i Shqipërisë në Gjeneve. Evidentohet progresi i arritur

Në datat 15- 16 korrik 2013, u shqyrtua Raporti i dytë periodik i Shqipërisë në kuadër të Paktit Nderkombëtar për të Drejtat civile dhe Politike, gjatë punimeve të sesionit të Komitetit për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë.

Delegacioni shqiptar u kryesua nga Znj. Filloreta Kodra, Përfaqësuese e Përhershme e RSH-së në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Anëtarë të delegacionit ishin Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Policia e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Arsimit.

Shqyrtimi i raportit u zhvillua në formën e një dialogu konstruktiv, ku u evidentua progresi i arritur, masat e marra, si dhe vështirësitë për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare që rrjedhin nga Pakti.

Delegacioni ynë bëri një prezantim lidhur me përparimin e bërë nga Shqipëria në drejtim të plotësimit dhe përmirësimit të kuadrit ligjor, nënligjor dhe institucional të vendit tonë mbi mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike të njeriut, si: mbrojtja nga diskriminimi, barazia gjinore, dhuna në familje, e drejta e jetës, ndalimi i torturës, trajtimeve çnjerëzore degraduese, të drejtat e personave që vuajnë dënimin, liria e shprehjes, lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore, të drejtat e fëmijëve, mbrojtja e personave me aftësi të kufizuara, të drejtat e komunitetit LGBT, si dhe e drejta e votës.

Anëtarët e Komitetit vlerësuan arritjet e vendit tonë dhe evidentuan problematikat e hasura në përmbushjen e detyrimeve specifike të Paktit, si dhe theksuan në veçanti zbatimin e legjislacionit ekzistues, duke e vlerësuar atë sipas standardeve më të mira, por që duhet zbatuar konkretisht në pratikë.

Kreu i delegacionit të Shqipërisë shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në përmbushjen e rekomandimeve që Komiteti pritet të miratojë në përfundim të sesionit në datën 26 korrik 2013.

KOMENTE