English

Grabiten në Durrës pushuesit kosovarë

Policia e Durrësit ka arrestuar sot 4 të rinj, nën akuzën e grabitjes me armë e dhunë.

Mësohet se këta shtetas grabisnin kryesisht pushuesit kosovarë në plazhin e Durrësit. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ata kanë grabitur 3 pushues kosovarë, duke iu marrë atyre portofolat.

Këta të fundit kanë arritur të kryejnë grabitijet nën kërcënimin e armëve dhe më pas kanë ushtruar edhe dhunë mbi këta shtetas.
Policia e Durrësit bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Leonard Fierza, Hasan Tosku 21 vjeç, Haki Nuci 24 vjeç, Jetmir Mera 19 vjeç. Tre prej tyre janë nga Burreli dhe njëri nga Shkodra.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

KOMENTE