Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Artan Shkreli: Masakra tjetër që po i bëhet Tiranës
English

Artan Shkreli: Masakra tjetër që po i bëhet Tiranës

Artan Shkreli, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: “Kjo është thagma e radhës që bashkia e Tiranës i bënë dhuratë qytetarëve të kryeqytetit, duke kafshuar një pjesë tjetër të parkut të Tiranës në emër të një projekti i cili është shkelur krye e këmbë edhe planin rregullues që ka miratuar vetë kryeministri Sali Berisha. Vija e parkut edhe me planin ekzistues kalon ku mbaron universiteti dhe të gjithë punimet që bëhen në këtë krah janë komplet të paligjshme, të pambështetura në ligj dhe punime të cilat ne i themi firmës që duhet t’i ndërpresë menjëherë. Kryebashkiaku Basha në vend që të bëjë ture nëpër Shqipëri të mbajë fjalën që i ka dhënë kryeqytetasve për rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta. Pasi hëngrën një hektar të tërë në rrugën e Elbasanit, po hanë hektarë të tërë mbrapa universitetit. Është një punim i turpshëm i cili duhet të ndalë menjëherë. Ne nuk do lejojmë që ky punim të bëhet.
Ajo që thuhet pasi është krejtësisht e paqartë është që politekniku do të ketë një shtesë. Kjo shtesë bëhet mbi një objekt i cili është monument kulture. Pra është një projekt i cili bie ndesh me monumentin e kulturës, akoma nuk janë rehabilituar dy krahët që janë bërë në kohën e E.Hoxhës, ndërkohë që kërkohet të bëhet një objekt i cili është një projekt fantazmagorik që kalon edhe lartësinë e objektit ekzistues. Edhe në pikëpamjen e mbrojtjes së aksit të bulevardit, por edhe në pikëpamjen e vetë objektit që është një vepër e Gherardo Bosio-s, një nga veprat më të shkëlqyera, ne po prekim një nga ansamblet unike që ka ngelur në Shqipëri e pacenuar.”

Lavdosh Ferruni, ambientalist: “Po shohim këtu masakrën tjetër të radhës në hapësirat e gjelbërta të Tiranës pas fillimit të kafshimit të kopshtit botanik, pastaj të rrugës së Elbasanit, të Namasgjasë dhe ja në parkun më të mrekullueshëm të Tiranës, në simbolin e Tiranës. Kjo është e papranueshme, duhet menjëherë të projektojmë një rehabilitim të kësaj hapësire, të rregullohet, të kthehet në identitet. Nga ana tjetër mendoj që kryetari Basha nuk e ka në kontroll territorin e Tiranës dhe duhet të japë dorëheqjen.”
Artan Lame, anëtar i grupit të punës për Programin e PS: “Për fat të keq deri tani të gjitha paralajmërimet, të gjitha denoncimet që kemi bërë publikisht për planin rregullues të ri të Tiranës ku kemi thënë që këtu do ndërtohet, kjo lulishte do prishet, kopshti botanik do shkatërrohet, parku në zonën e rrugës së Elbasanit do shkatërrohet, parku në zonën e Namasgjasë do shkatërrohet, do ndërtohen pallate në zonën e Namasgjasë, do ndërtohen pallate tek SHQUP-i, do ndërtohen pallate në zonën e lulishtes tek vëllezërit Frashëri e kështu me radhë kanë dalë të gjithë të vërteta. Për fatin e zi të qytetarëve ka shumë mundësi që të vazhdojë kjo vazhdë e daljes së vërtetë të të gjithë denoncimeve që ne bëjmë. Sot jemi mbledhur për një tjetër denoncim që e kemi pasë bërë edhe publikisht që parku i liqenit do vazhdojë të hahet edhe në pjesën mbrapa universitetit, edhe kjo doli e vërtetë.
Nuk mund të fshihet askush mbrapa faktit që ka leje ndërtimi sepse nuk ka leje ndërtimi të ligjshme, nuk mund të fshihet askush mbrapa faktit që janë ndjekur procedurat, sepse nuk është ndjekur asnjë procedurë dhe këtë do ta dëshmojmë në vijim dhe pas shtatorit kur kjo dosje bashkë me të gjithë dosjet e këtij lloji që ne ja kemi premtuar qytetarëve jo vetëm si forum për mbrojtjen e trashëgimisë, jo vetëm si vullnet qytetarësh, jo vetëm si njerëz që janë munduar të bëjnë të tyren për të mbrojtur trashëgiminë, por edhe në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës që na kanë mbështetur, do vazhdojmë ti hetojmë dhe do ti çojmë përpara drejtësisë. I bëj thirrje të gjithë funksionarëve shtetërorë hiq Lul Bashën që do vazhdojë të bëjë pisllëqe të këtij lloji në territor pa fund, por i bëjë thirrje të gjithë funksionarëve të tjerë të bashkisë dhe të ministrisë së punëve publike dhe të transporteve të mos bëhen pjesë e mashtrimit me dokumente fallco si në këtë rast sepse një ditë është e padiskutueshme që do japin përgjegjësi. Dhe në atë ditë nuk ka Lul Bashë që t’i mbrojë.”

KOMENTE