English

Shqipëria përmbushi plotësisht kërkesat e raundit të tretë të GRECO-s

Kryeministri Berisha bëri të ditur sot gjatë mbledhjes së qeverisë se Shqipëria është nga më të paktat vende, sipas Këshillit të Evropës, që përmbushi plotësisht kërkesat e raundit të tretë të GRECO-s, Departamenti i Këshillit të Evropës për Luftën kundër Korrupsionit.

Referuar konkluzioneve të raportit, Kryeministri u shpreh se GRECO konkludon se Shqipëria ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme të 12 rekomandimet që përmbahen në raundin e tretë të raportit të vlerësimit. “Janë një seri ndryshimesh, të cilat u bënë në Kodin Penal, në financimin e partive, por mendoj se gjëja më kryesore ishte suksesi që ne arritëm me heqjen e imunitetit”, tha Kryeministri.

Lidhur me këtë raport, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Së fundi, për ta mbyllur mbledhjen, kam kënaqësi të informoj shqiptarët se vendi ynë është nga më të paktat vende, sipas Këshillit të Evropës, që përmbushi plotësisht kërkesat e raundit të tretë të GRECO-s, Departamenti i Këshillit të Evropës për Luftën kundër Korrupsionit. Në Evropë GRECO është institucioni numër Një në aspektin legjislativ dhe të zbatimit të ligjeve. Në marrëdhëniet me Këshillin e Evropës ne kemi punuar ngushtë me këtë institucion, sepse pa diskutim ky institucion në Evropë është lider në rekomandimet e tij dhe në ekspertizën ligjore të tij për vendosjen e praktikave edhe standardeve më të mira. Këtu janë konkluzionet e një raporti të gjatë, por po lexoj përfundimin e tij, ku GRECO konkludon se Shqipëria ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme të 12 rekomandimet që përmbahen në raundin e tretë të raportit të vlerësimit. Janë një seri ndryshimesh, të cilat u bënë në Kodin Penal, në financimin e partive, por mendoj se gjëja më kryesore ishte suksesi që ne arritëm me heqjen e imunitetit.”

KOMENTE