English

Humb jetën 10 vjeçarja në aksin rrugor Kukës-Morinë

Në segmentin rrugor Kukës-Morinë, ditën e sotme si pasoje e një aksidenti ka humbur jetën një vajzë 10-vjeçare.

Fëmija është përplasur gjatë kohës që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ndërkohë mjeti kishte tejkaluar normat e shpejtësisë.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur, ndërsa po punohet për identifikimin e fëmijës. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, fëmija nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të marra.

KOMENTE