English

Berisha në Facebook: Qeveria e Piktorit, qeveria e garancisë së trafikantëve në grupin e PS

Nëpërmjet një postimi të tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha shprehet se për herë të parë në histori, aleanca e 1 Prillit i paraqiti shqiptarëve standardin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti në qeveri personale të Edi Ramës.


"Te dashur miq, per here te pare ne histori, aleanca e 1 prillit iu paraqet shqiptareve standartin e saj, kalimin nga qeveri parlamenti ne qeveri personale te Edi Rames.

Qeveria e re per oreksin e ministrave te saj, dosjet qe kane ne prokurori per aferat per vjedhje dhe fshehje pasurie, mund te quhet jo qeveria e babezize por qeveria e lukunise. Qeveria e Piktorit eshte qeveria e garancise se trafikanteve ne grupin e PS. Ne krye te Ministrise se Brendshme nje njeri me te atin te arrestuar ne flagrance per trafik ilaçesh dhe histori skafesh, etj.
Qeveria e aleances se 1 prillit eshte qeveria e neobllokmeneve, e nepotizmit, e ministrave me diploma fallco. Ky kabinet qeveritar eshte identik me qeverine Çarçani 2.

Perpara drejt te shkuares me Piktorin deshtak!"

KOMENTE