English

Pjepri dhe mrekullitë e tij në organizëm

Hani frutat e stinës, thotë një shprehje. Dhe këtë radhë po japim të mirat në organizëm nga konsumimi i pjeprit.

Pjepri nuk të shëndosh, ai freskon organizmin dhe është plot vitamina. Këto janë arsye të mjaftueshme që këtë verë ta konsumoni më shpesh. Ky frut është i pasur me vitaminën C. Sipas studimeve, beta karoteni nga pjepri ndihmon në luftën kundër kancerit të mushkërive, e sipas studimeve të reja përdoret edhe për shërimin e llojeve tjera të kancerit, si: kancerit të qafës së mitrës, kancerit të lukthit dhe formave orale të kancerit, transmeton BW.

Uji dhe kaliumi i këtij fruti nxisin punën e veshkave dhe ndihmojnë në largimin e materieve të dëmshme nga organizmi. Pjepri veçanërisht u rekomandohet përsonave me shtypje të lartë të gjakut.

KOMENTE