English

Aksident në Tepelenë. 2 të plagosur rëndë

Mesditën e sotme makina tip “Renault” me traga greke YHT6354 ka dalë nga rruga dhe ka rënë 50 metra në greminë në afërsi të Tepelenës.

Stilian Lila 29 vjeç nga Tepelena ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa pasagjeri i tij, Alfons Hyseni 28-vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve që çuan makinën në greminë.

KOMENTE