English

Policia arreston 2 pronarët e plazhit privat ku ndodhi ngjarja e rëndë në Vlorë

Vlorë më 30.07.2013, në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 28.07.2013 në plazhin e quajtur “KALAJA” ku mbetën të vrarë 3 persona, Grupi Hetimor i ngritur posacërisht për këtë ngjarje ka bërë arrestimin në flagrancë edhe të shtetasve:

Saimir Q., vjec 25, dhe;
Servet Q., vjec 54, të dy banues në Vlorë, bashkëpronarë të plazhit të quajtur “Kalaja”, ku ndodhi ngjarja.
Arrestimi i tyre u krye pasi megjithëse kishin detyrimin ligjor për të kallzuar krimin e ndodhur në plazhin që kishin në pronësi nuk kanë e kryer një gjë të tillë, duke mos dhënë shpjegime. Arrestimi i tyre u krye për veprën penale “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

KOMENTE