English

Miliarderi i parë në Shqipëri, Presidenti i Balfin Group

Organizata e njohur britanike e vlerësimit të pasurive ka zbuluar sot se cili është i pari miliarder në Shqipëri.

Ai është Samir Mane, President dhe CEO i Balfin Group, kompania më e madhe në pronësi private në Shqipëri. Ai hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Pasuria e tij mendohet se shkon në 1.2 miliard dollarë.

Presidenti i Wealth- X tha se një zbulim i tillë tregon se organizata e tyre ka aftësi, që nuk mund të rivalizohen në këtë fushë.

Miliarderi i parë shqiptar u largua nga Shqipëria për në Austri në vitin 1991 kur ra komunizmi.

Ai nisi punë fillimisht si përkthyes përpara se të krijonte Albatrade në vitin 1993, një firmë për të shitur televizorë dhe regjistrues video në një rrjet dyqanesh në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Mane si president i Balfin Group, hapi Qendrën Tregtare Univers, të parën qendër tregtare në Shqipëri me sipërfaqe 47 000 metro katrorë. Në vitin 2011 ai investoi 48 milion euro për të ndërtuar Tirana East Gate, që është qendra më e madhe tregtare në vend me 90 mijë metra katrorë.

KOMENTE