English

Turqi. Ish-shefi i ushtrisë Ilker Bashbug, dënohet me burg

Ish shefi i forcave të armatosura të Turqisë dënohet me burg, me akuzën komplot për të përmbysur qeverinë, pas pesë viteve gjyqe që përfshijnë oficerë, avokatë, shkrimtarë dhe gazetarë.

Gjeneral Ilker Bashbug ishte në mesin e dhjetëra njerëzve të dënuar për përfshirje në komplotin e ashtuquajtur Ergenekon.

Kritikët e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan e kanë akuzuar atë për inskenimin në gjyqet farsë për të eliminuar armiqtë e tij.

Mbështetësit e tij thonë se gjykimet e kanë shtyrë ushtrinë jashtë politikës.

Aktgjykimet po lexohen një nga një në një sallë gjyqi të ndërtuar posaçërisht në Stamboll.

Njëzet e një persona janë liruar dhe rreth 40 të tjerë janë dënuar deri më tani, duke përfshirë së paku një gazetar dhe një shef policie.

Gjeneral Basbug, i cili udhëhoqi ushtrinë në mes të 2008 dhe 2010, hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

KOMENTE