Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pagat e reja për mësuesit e arsimit parauniversitar. Ja sa do të rriten
English

Pagat e reja për mësuesit e arsimit parauniversitar. Ja sa do të rriten

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka mbajtur premtimin e dhënë lidhur me rritjen e rrogave të mësuesve parauniversitarë.

Paga bazë mujore dhe shtesa e pozicionet janë dy shtyllat mbi të cilat janë llogaritur pagat e reja. Kështu mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare dhe edukatorët e kopshtit do të marrin një pagë prej 28500 lekësh në muaj, ndërsa mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare, edukatori i konviktit dhe kujdestarja e konviktit do ta kenë pagën 31500 lekë në muaj. Sipas tabelës së re të pagave personat që janë mësues në shkollat e mesme, mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë, mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe mësues në shkollat me probleme të larta mendore do të kenë një pagë mujore prej 38500 lekësh. Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme me mbi 700 nxënës, përgjegjës i bazës prodhuese, zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë, zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë, zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta mendore do të marrin një pagë mujore prej 47500 lekësh. Ndryshimi i sistemimit të pagave prek rreth 35 mijë mësues të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin. Ndërkohë drejtorët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, e të kopshteve, por edhe mësuesit e edukatorët këtë vit do të përfitojnë një rritje page nga 2000- 3000 lekë të reja më shumë. Pagat për arsimtarët ndahen në dy kategori. Ata me arsim te larte që kanë mbi 20 vite ne arsim marrin një pagë bruto mbi 60 mijë lekë.


Rritja e pagave është aplikuar mbi rrogat e mësuesve të sistemit parauniversitar. Edhe për këtë kategori është rritur paga e grupit me 1.000 lekë, nga 13.000 në 14.000 lekë të reja. Kështu paga e një drejtori shkolle të mesme, duke marrë në konsideratë edhe shtesat shkon deri në 70.000 lekë, ndërsa paga mesatare e një mësuesi po në gjimnaz shkon diku te 55 mijë lekë të reja. Efektet financiare të rritjes së page hyjnë në fuqi në 1 gusht por të marrë shtesat mësuesve do tu duhet të presin shtatorin. Qeveria e re do të vendosë nëse do të çojë për diskutime në komisione, më pas miratim në Kuvend të draftit të qeverisë Berisha, apo do të lërë pezull ketë akt. Ndërkohë Ministria e Financave ka kryer përllogaritjet dhe në rast se vendimi hyn në fuqi, pavarësisht kohën e miratimit, efektet financiare nisin nga dita e djeshme. Fatura financiare e rritjes së pagave dhe pensioneve është rreth 3 miliardë lekë dhe u miratuan në mbledhjen e qeverisë në fillim të qershorit.

Për kategoria e parë, shtesa mbi pagë për grupin e parë, sipas nivelit arsimor të kërkuar nga vendi i punës, është 1. 2 000 mijë lekë. Në këtë grup përfshihen mësuesit që kanë një Diplomë të Nivelit të Dytë (DND), Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND) (Master i Shkencave ose Master i Arteve të Bukura). Gjithashtu përfshihen diplomat e mëparshme 3–vjeçare, me titullin “Mësues i ciklit të ulët” dhe “Mësues i ciklit të lartë” të arsimit bazë; Diploma universitare e ciklit të parë DNP (Bachelor). Grupi i dytë i mësuesve përfiton 1 mijë lekë rritje page. Në këtë grup përfshihen Diploma e shkollës së mesme pedagogjike, për të cilat jepet titulli “Mësues i shkollës fillore”; Diplomë e shkollës së mesme profesionale, për të cilat fitohet specialiteti për mësuesi; Diplomë mbi shkollën e mesme. Të tilla konsiderohen të gjitha diplomat e kurseve me program mësimor të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe diplomat jo universitare profesionale dyvjeçare.

KOMENTE