Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Biznesit i shtyhet deri në fund të vitit shlyerja e borxheve. Falen te tjerat
English

Biznesit i shtyhet deri në fund të vitit shlyerja e borxheve. Falen te tjerat

Ka hyrë në fuqi udhëzimi i Ministrit të Financave për ndryshimet e bëra nga qeveria në ligjin për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor bizneseve dhe individëve.

Sipas udhëzimit, e drejta e subjekteve që përfitojnë nga legalizimi dhe falja në përputhje me dispozitat e ligjit të miratuar në Kuvend, pak para mbylljes së legjislaturës, mund të ushtrohet deri në datën 31 dhjetor 2013, ndërkohë që procesi ishte mbyllur më parë në vitin 2012. Detyrimet tatimore të papaguara nga persona fizikë, subjekte të taksës vendore të biznesit të vogël, theksohet në Udhëzim, që i përkasin periudhës tatimore deri më 31.12.2010, do të falen pa asnjë pagesë. Në rastet e gjobave për mosdorëzim të deklaratës tatimore, kur tatimi (principali) është zero, falen të gjitha këto gjoba për periudhën deri në datën 31 dhjetor 2010, me kusht që të dorëzohen deklaratat për këto periudha brenda periudhës së zbatimit të ligjit, pavarësisht nga data e kontabilizimit të tyre. Sipas ligjit, do të bëhen zero taksat, gjobat, apo borxhet në tatime e dogana deri më datë 31 dhjetor 2007, por për borxhet e reja, do të vendoset një taksë progresive. Për vitin 2008, biznesi do të paguajë vetëm 30 për qind të detyrimeve dhe i falen gjobat e kamatat. Për vitin 2009 biznesi do të paguajë vetëm 40 për qind të detyrimeve, ndërsa për vitin 2010, 50 për qind të detyrimeve. Pikërisht për këtë vit, ka shumë debate, pasi bilanci i vitit 2010 dorëzohej deri më 31 mars të vitit 2011. Në këtë mënyrë, kishte shumë mundësi që biznesi të lëvizte në zonën gri të bilancit për të përgjysmuar detyrimet. Nga ana tjetër, fitimet e këtij biznesi janë edhe më të mëdhatë nga shmangia e taksave. Për këtë arsye, në amnistinë fiskale taksa e legalizimit të kapitaleve është 6 për qind. Nëse deri dje një kompani ka punuar me një bilanc joreal, vetëdeklarimi i bilancit të rregullt do të kërkojë vetëm 6 për qind të shumës që pretendohet të legalizohet. Pra, në rast se një biznes ka krijuar fitime më shumë se sa thotë bilanci, atëherë tatimi i fitimit të fshehur do të jetë 6%. Biznesi i madh mund të rivlerësojë gjithashtu edhe asetet. Për pronat e patundshme, mendohet se rivlerësimi do të kushtojë 6%, ndërsa për makineritë apo mjetet që amortizohen, do të jetë 7 për qind.

Pasuritë

Për të gjitha pasuritë e individëve që shiten në treg dhe që kanë diferenca midis çmimit të blerjes në momentin fillestar dhe atij të shitjes në tregun aktual, mbi këtë shumë paguhet 10 %. Më konkretisht nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë USD dhe nëse shitet sot kushton 100,000 Euro, ka një diferencë në vlerë prej rreth 100,000 USD, c’ka do të bënte që tatimi në masën 10% të ishte 10,000 USD. deri në 31 dhjetor të këtij viti duke bërë rivlerësimin qytetari do të paguajë vetëm 1,000 USD. Sipas statistikave deri në vitin 2011 janë rivlerësuar banesa në një shumë prej 700 milionë dollarësh, prej të cilave kanë përfituar mbi 14 mijë familje. Të gjithë të vetëpunësuarve u falen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat e papaguara deri më 31 dhjetor 2008. Falen edhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë sigurimet për vitin 2011. Kësaj kategorie, nëse dëshiron të paguajë detyrimet për kontributet, i falen gjobat dhe kamatëvonesat për të gjithë periudhën e kaluar. Personave fizikë, biznes i vogël, u falen gjobat dhe kamatëvonesat për të punësuarit e tyre, deri më 31 dhjetor 2010.

Borxhet që falen

1. Të gjitha taksat e papaguara nga qytetarët deri në fund të vitit 2010.

2. Të gjitha taksat e papaguara për automjetet si dhe gjobat e vendosura ndaj tyre deri në 2010.

3. Detyrimet doganore të makinave të importuara deri në fund të vitit 2010, falen 50% e principalit të detyrimit si dhe gjobat e interesat nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit.

4. Biznesi i vogël përfiton të drejtën të legalizojë çdo shumë monetare të padeklaruar kundrejt pagimit të tarifës prej 3 për qind.

5. Të gjithë tatimpaguesve u falen gjobat e papaguara për mosinstalimin e pajisjeve fiskale me kusht që t’i kenë të instaluara ato brenda datës 28 shkurt 2011.

6. Të gjithë personave juridikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, u falen detyrimet tatimore të papaguara deri më 31 dhjetor 2008. Detyrimet për vitin 2009 u falen nëse paguajnë 30 për qind të principalit, ndërsa për vitin 2010 u falen nëse paguajnë 50 për qind të principalit.

7. Personat juridikë kanë të drejtën në rivlerësojnë me vlerën e tregut pasuritë e paluajtshme dhe makineritë kundrejt tarifave 5 për qind dhe 3 për qind.

“Kurum” merr për 35 vjet Rafinerinë e Cërrikut

Rafineria e naftës në Cërrik ka kaluar tashmë zyrtarisht në pronësi private, të paktën për 35 vitet e ardhshme. Kontrata e nënshkruar mes Ministrisë së Ekonomisë dhe kompanisë “Kurum” parashikon rehabilitimin e rafinerisë dhe transferimin në pronësi shtetërore me përfundimin e afatit të kontratës. Kompania është e detyruar që të nisë punimet brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e kontratës. Vlera totale e investimit, për rafinerinë që nuk punon prej 10 vitesh, arrin në 8 miliardë lekë, nga të cilat 5.9 miliardë do të investohen në makineri dhe pajisje. Me vënien në punë të kësaj rafinerie, kapaciteti përpunues i naftës dhe nënprodukteve të saj në Shqipëri shtohet me 500 mijë tonë në vit. Kontrata parashikon afate konkrete për ndërhyrjet që duhen bërë për kthimin në funksion të rafinerisë, ku brenda 12 muajve të ardhshëm, koncesionari duhet të sigurojë financimin pasi përndryshe kontrata mund të anulohet në mënyrë të njëanshme. Po ashtu, për çdo vonesë në realizimin e investimit, kontrata parashikon penalitet që arrijnë në 2 për qind të vlerës së kontratës për çdo muaj vonesë. Nga ana tjetër, me nisjen e përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj në rafineri, koncesionari do t’i paguajë shtetit një shifër të barabartë me 4 % të kapacitetit përpunues, si tarifë koncensionare.

KOMENTE