English


Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik: denonconi çdo ndërtim të paligjshëm

Bashkia e Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur dje një shtesë anësore të një pallati 7-katësh në zonën e ”Komunës së Parisit”, në njësinë bashkiake nr.5.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës garanton të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve. Një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Tiranës, për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë, Inspektoriati Ndërtimor u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve të Tiranës, të denoncojnë çdo objekt të paligjshëm, duke i vënë fre në këtë mënyrë çdo ndërtimi pa leje të bërë në territorin e bashkisë së Tiranës.

KOMENTE
  • goni23:13 - 21 Maj 2018
    SHPREOJ NE NDIHMEN E PAKURSYER NE VENDOSJE TE LIGJIT SINQERISHT AGRON MANCE NR TEL 0684132332 TIRANE RR NIKOLL FILJA
  • goni23:05 - 21 Maj 2018
    kerkoj ndihmen tuaj ne parcelen time ndertimore nrpron8/654 zkad8190 rr.nikolla file esht nje ndertimi paligjshemi cili ma ka bere jeten e pamunur kam nevoje per ndihme iu ve ne dispozicion gjith dokumentacionin e nevojshem per paligjshmerine sinqerisht agron mance nr tel0684132332
  • goni22:51 - 21 Maj 2018
    bravo