English

Sarandë-Vlorë, grabitje me armë ndaj Lulzim Tabakut

Nga "vapa" le të themi apo nga morali tepër i ulur vjedhjet përsëri vazhdojnë edhe në mes të ditës.

Në aksin rrugor, Sarandë-Vlorë, dy persona të armatosur, grabitën një automjet me targa greke.

Policia njofton se autorët e ngjarjes, janë Th. Mungulli dhe A. Hako. Mësohet se dyshja ka shtënë disa herë në ajër për të trembur drejtuesin e mjetit dhe më pas e kanë grabitur atë, duke ia marrë edhe automjetin tip “Fiat”.

Drejtuesi i mjetit, Lulzim Tabaku njoftoi menjëherë policinë i tronditur nga ngjarja. Menjëherë forcat blu u vunë në ndjekje të grabitësit deri në zonën e njohur si Shpella e Lukovës.

Pas kësaj grabitësit braktisën mjetin dhe u larguan me shpejtësi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, si dhe është sekuestruar një makinë tip “Audi”, e cila u përdor nga dy grabitësit për të kryer vjedhjen. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dy grabitësit, ndërsa vijon operacioni për kapjen e tyre.

KOMENTE