Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishja e Kishës së Shën Marisë. Reagon Mitropolia e Korçës dhe klerikët e Beratit (VIDEO)
English

Prishja e Kishës së Shën Marisë. Reagon Mitropolia e Korçës dhe klerikët e Beratit (VIDEO)

Prishja e Kishës së Shën Marisë, në qytetin e Përmetit, ka detyruar që udhëheqësit e saj të mbajnë meshën për besimtarët e tyre në rrugë.

Rreth orës 8:00 ka filluar mbajtja e Liturgjisë së Shenjtë, si çdo të dielë, në kishën e Shën Marisë së Pazarit, në qytetin e Përmetit, nën drejtimin e ikonomëve Athanas Qerimi e Vasil Thomollari.
Ajo u mbajt në shëtitoren përballë Shtëpisë së Kulturës, e rrethuar nga forca të shumta policore.

Pas riteve fetare dhe ndarjes se bukës së bekuar, ikonom Athanas Qerimi mbajti një deklaratë në fund të meshës, ku bëri me dije se kisha s’do heqë dorë nga prona e saj në asnjë mënyrë.

Ai iu drejtua, në emër të kishës, të gjithë atyre që vunë dorë mbi kishën, duke thënë se kanë fëmijë për të rritur dhe të shikojnë familjet e tyre, ndërsa u kërkoi besimtarëve të mblidhen çdo ditë në shëtitore, për të kryer ritet fetare, duke filluar nga dita e nesërme.

Prishja e Kishës së Shën Marisë, në qytetin e Përmetit, ka sjellë edhe reagimin e Mitropolisë së Korçës dhe komunitetit ortodoks të këtij qyteti.

Përmes një deklarate, Mitropolia ka shprehur indinjatën, për atë që e ka cilësuar si të barabartë me sulmet e qeverisë komuniste mbi besimet fetare dhe vendet e shenjta, dhe apeloi që organet shtetërore të jenë të ndjeshme dhe të drejta ndaj komunitetit ortodoks.

“Në emër të të gjithë komunitetit ortodoks të dioqezës sonë, shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj këtij agresioni kundër kishës ortodokse, që në ngjarjen e kishës në Përmet mori një përshkallëzim të rrezikshëm, duke lënduar ortodoksët e Shqipërisë dhe duke dëmtuar imazhin e vendit tonë”, tha Ksenofon Ilia Kotnani.

Një deklaratë për çështjen e kishës së Shën Mërisë në Përmet është bërë edhe nga klerikët dhe një grup besimtarësh ortodoksë në qytetin e Beratit.

“Na bën përshtypje të pakëndshme fakti se, prej më shumë se 16 viteve, është bërë një ballafaqim serioz midis besimtarëve përmetarë dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor, që kjo godinë t’i kthehet kishës së ngritur prej shekujsh, me emrin “Shën Maria e Pazarit”. Deri më sot, nuk është zgjidhur plotësisht kjo kërkesë e klerikëve dhe të krishterëve përmetarë. Për më tepër, tani veprohet me dhunë për ta marrë këtë tempull të shenjtë, ku njerëzit gjejnë paqe shpirtërore. Nuk pajtohemi kategorikisht me këto veprime anti-fetare dhe kërkojmë me të drejtë, që qeveria të ndërhyjë fuqimisht për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problemi kaq delikat, duke plotësuar këtë kërkesë të ligjshme”.
1856

KOMENTE