Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takim kortezie ambasadorin e Austrisë në Shqipëri
English

Berisha takim kortezie ambasadorin e Austrisë në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti sot në një takim kortezie ambasadorin e Austrisë në Shqipëri me rastin e mbarimit të detyrës, Florian Raunig.

Ambasadori Raunig e falenderoi Kryeministrin për bashkëpunimin shumë intensiv e të frytshëm gjatë katër viteve të ushtrimit të detyrës, si dhe për ndjenjat e simpatisë që Kryeministri Berisha ka dëshmuar ndaj Austrisë.

Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Raunig për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e përparësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke vënë në dukje se gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi dypalësh ka njohur nivele shumë të larta. Kryeministri shprehu gjithashtu falënderimet dhe mirënjohjen ndaj qeverisë dhe popullit austriak për ndihmën e çmuar në një seri projektesh të gjithanshme zhvillimi në Shqipëri. Kryeministri Berisha veçoi mbështetjen e Austrisë në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e cila me kontributin e saj të vyer zuri një vend nderi në këtë përvjetor jubilar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ambasadori Raunig i tha Kryeministrit se është një privilegj të jesh ambasador në një vend mik dhe shprehu kënaqësinë që do të vazhdojë bashkëpunimin në detyrën e re, si dhe nënvizoi vullnetin për vazhdimin e kontributit të Prezencës së OSBE-së në proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e 23 qershorit ku ambasadori Raunig vlerësoi organizimin e tyre. Kryeministri Berisha shprehu besimin se me organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve europiane Shqipëria tashmë i përmbush kushtet për marrjen në dhjetor të këtij viti të statusit të vendit kandidat në BE.

Në takim u bisedua për çështje të tjera me interes, ku theksi u vu tek qëndrueshmëria e administratës si një kusht themelor për procesin e integrimit europian. Kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca e re ka hartuar një platformë për zhbërjen e administratës. Ambasadori Raunig nënvizoi se kjo temë do të vazhdojë të mbetet në fokus në raport me progresin e Shqipërisë.

KOMENTE