Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur historia përsëritet (ngjarje e vërtetë)
English

Kur historia përsëritet (ngjarje e vërtetë)

Luan Kalana - Historite e dramat e refugjatit sot ne kohet moderne,jane te mbarsura me tragjedi loti,por ndonje eshte dhe per te qeshur si kjo e djaloshit devolli,nje ngjaje reale e jetuar.
..Bota është e rrumbullakët dhe do s’do ti, ajo do të rrotullohet. Janë ligje shkencore kokëfortë, këto të shkretat. Jo si ligjet e Maliqit në shoqëri,që sundon një njeri që e sjell miletnë vërdallë,e shin në lëmë si i do qejfi.E thënë troç popullorçe,nga anet tona,kështu sillet bota,njeherë ma hipe,një herë ta hipa.
Ngrihet e reja si uragan ogurzi dhe e perlan të vjetrën me gjithë ndyrësirat qe e ndjekin pas si zagarët,e rëzon nga froni ,që mos i dëgjohet nam e nishan,se kish zënë myk dhe e qelbi botën.
Ja kështu janë këto punë,degjoheni fukaranë,vërtet i varfër është ,por është i mënçur..Sikur e kanë marrë kolltukun me tapi,një soj njerëzish anadollak,të cilet ecin në të kundërten e akrepave të kohës..
Mos ju gënjeje mendja,se kushedi ç’jeni.Haroji të qarat e sejmenve,janë lotë servilit se i humbi interesi.Shkoni ngrysuni më ndonjë azil,e mos u ndjeni,se më shumë e egërsoni te vojturin ,e pastaj s’dihet fundi juaj. Prandaj vini mend,se pësoni edhe më keq……
Kjo është filozofia e jetes se popullit. Historia përsëritet…
Ne Greqi
C’kujtoi efendikoi se do të ishte pronar tërë jetën,ndyshuan kohërat,s’jemi më si qëmoti,jetojmë në kohët moderne…
…Thonë që eshte djale prej devolli,eshte me se e vertete,por nga cili fshat eshte djali, si gjithnjë një hamendje,sepse babanarët e tani bitinarët banorë devollinj,mjeshtra e kampionët e njohur të barsoletave në Shqipëri,qe ia kalojnë dhe shkodranëve,çdo gjë që dëgjojnë e shohin,kanë qejf e ia veshin si mantel fisnikërire fshatrave të tyre, duke i moderuar ato me këmbëçka e me doçka me lajka e me lulka,llustra..
Kjo nuk është e mirë,është thikë me dy presa,pa le që nuk iu vjen mirë kur i thua,që janë bërë,kanë ndodhur nga fshati juaj..
…Për më shumë se i injorojnë devollinjtë, para opinionit të remë,ata që nuk i njohin,duke i paraqitur si “të trashë”,por nuk është ashtu….
Këto që do t’ju rëfej ,pasqyrojnë të kundërtën,dëshmojnë se janë edhe “specialistë” të demostrimit te tyre,te barsoletave,gjë e zgjuar,artista të fjalës me një humor të thellë qesharak e sarkastik…
…Kjo ka ndodhur vite më parë në Greqi…
Ishte një fëmijë adoleshent refugjat-argat ( shërbyes),në nje derë të pasur efindikonj..
Aq punonte djali,tëre ditën më këmbe,dhe nata s’e mbante,..ush këtu e çush atje.Më shume pronarja e urdheronte,pa mbaruar njerën punë, ia programonte tjetrën.
Njeri pa njeri( prindërit i ishin zhdukur) i shkreti djalë,histori e gjatë ,dramë refugjatësh pa mbarim. Kish mbetur pa krahë,jetim,fillikat.
Një fëmijë i parritur, i burrëruar para kohe,si ai ne filmi, “Burri “me pantallona të shkurtëra..,e per se rrobëtohej, për kafshatën e bukës…
Aq sa kur e pyesnin se ç’të të bejmë për të ngrënë,i vinte rëndë, thoshte se i pëlqente të hante,një gjë të thjeshtë, bollgur….
Gjithmone nuk deshte ta mundonte të ëmën,kur e kishte gjalle, qe rrobëtohej sa në shtëpi aq dhe në arë, për të gatuar,duke i thëne qe ti bënte bollgur,se ishte kollaj,qe me një të zjerë nja pesë minuta zjente,dhe ja ashtu pa lyre e hante,ai e dinte si shqiste..Ishte rritur me fukarallëk.Bollguri,lloj ushqimi ,ishte një nga ato zajretë e dimriti.. grurë jo i blojtur mire ,e gatuanin si ashure por me uje, jo me qumesht…
Aq sa ,pa pikë turpi,nënë e bije ia kishin ngjitur edhe emrin djalit “Bollgur”,qe ai e hante jo me qejf…..Le mezi që e hante të shkretin,po hajde e gëlltit dhe emrin,që e thërsinin greçkat me ironi.I vinte inat të pelciste,por ç’të bënte,nga t’ia mbante,kujt t’i ankohej…
…Ishte aq i i pamshem simpatik,një trup filidan,prej atleti.Pa le një fytyrë fotozhenike prej artisti si pe femre,pa le si njeri,shpirt njeriu, ta pije në kupë.
Mirpo na kish rënë ne sevda,dashuri,e bija e pronarit,ia kish marrë mendjen bukuria e djalit…Megjithese ia kishte ëndja edhe të jëmës,i kish kapur qymyri të dyja…
Një ditë vajza i u lut yzmeqarit ,se deshironte t’i vinte në dhomen e saj,t’i bënte roje,se kishte frikë të na flinte vetë në dhomë,kush e di çfare i kish hipur ne kokë,megjithes kish mbushur të njezetat,pasi kishte parrë ato ditë ca ënderra të llahtarisura..E kishin diskutuar e kish marrë miratimin e te jëmes.Ajo ia kishte mbushur mendjen se do ta mbante roje “Bollgurrin” argatin,se ai kishte dhënë prova qe ishte besnik i pronarit,dhe s’mund të bënte nga ato gjera, që ju shkon mendja ju për te keq,qe djalë i ndershem…
Po ate ditë i kish ndodhur,”Bollgurit” një e papritur,me gjithese, qe shumë i kujdesshëm,gjatë ditës te kullotjes te bagetive te pronarit në mal,kur i numëruan ne qilar,mungonte nuk i dilte një viçkë,bebe,këlysh i lopës.Qe merakosur ,kish ndryshuar çere.Le që efendikoi s’deshte t’ia dinte,per viçka,ai s’dinte as dhe numerin e lopeve.Po ec e pyet ,pronaren,ajo te çante mender,..veshët.Qe një besdisur,qe mos e paç ne prag,,si pushonte goja si trokashkë e mullirit, tere ditën llaka- llaka.Por bollguri kishte besim, se do ta gjente viçkën,mos behej merak efendikoqija….
Se nuk ju thashe ,se e bija me të jëmen nuk i kishin thëne as dhe një gjysëm fjale efendikoit qe ta mbante bollgurin roje ne dhomë,se ai mund t’ia prishte planin.Ai mbronte me fanatizëm virgjerinë e të bijës , dhe nuk desh qe as dhe një fjalë te mos i ngjitej te bijes,per ndershemerinë e saj, e deshte pa masësi thone kot,prindër hesapi dhe çupë e vetme.
Në mbrëmje,”princesha” pa mednuar,i tha të jëmes se kishte dëshire të hante ate nate,,sa per te provuar,nga ai ushimi qe i jepnin,argatit,…bollgur…..Por as që u kishte shkuar në mendja se dhe refugjati e kishte emrin Bollgur..,Dhe ai nuk kishte pranuar t’ia ndëronin emrin,as dhe me nje prapashtese,Bollguraq, ..Djali u kish thene prerë ,se po t’ia nderonin emrin do t’u ikte,megjithes nuk e paguanin mire,vetem qe kur vinte fundi i muajit,ishin te regullt ia jepnin të tëra dhramitë.
…Nejse keto janë hesape të tij.
Por ç’ndodhi atë natë?! Një konçidencë,një rastësi apo një ngatersë,midis dy fjalëve,emrit të djalit Bollgur,dhe emrit të uhqimit bollgur….Mereni me mend….
Vajzës i gatuan bollgur për darkë,le ku qe dinin ta gatuanin greçkat,i bënë nje kaçamak si mëmeliqe,..Ajo mezi gëlltiti nja dy topka si brumë,qe desh i mbetën në grykë,…
…..Shkurt,pa zarar,duroni,mos u mërzitni.Nuk do të përmendim fjalë banale.E kemi bëre ketë kontratë bashkë.
Djali rinte roje tek dera më këmbë si gatitu,duke u mbeshtetur mbi çomagën,dru i shtrembër, me xhunga, qe e kishte në vend te armës.
Vajza nuk e fiku dritën,por tëre veprimet,..të zhveshuren i beri në sy të argatit,sikur s’kishte njeri në dhomë.I shkreti,e zuri belaja, aq u bë ,nuk kishte degjuar,pa le të shikonte nga ato gjëra,bukurira sekrete të femrës.Ta shikoj ne ato çaste djalin ,si per gjynah,të dridhura i hipën trup,si ethe,..e zuri atje ku s’rëfehet.
Të bijsë të efindikoit,nuk iu durua,dhe pa e zëne mirë gjumi.Ngrihet nga krevati,ishte zhveshur,lakuriq,si e kishte bere e jema,dhe e mer e fut me zor në dyshek Bollgurin,megjithë hezitimet e tij..
Ai pa çpa,pa nxjerë asnjë fjalë,iu bind asaj, si ndonje ushtar rrob, se kishte frikë se mos degjonte efendikoi e behej hataja.Ajo si ndonjë e krisur,nuk duroi dhe zuri per lecke, e zhveshi Bollgurin,dhe ja hodhi plaçkat në dysheme.
…U mbështollen të dy nën jorgan,si një trup,sikur ishte ndonje esh brenda..Kush e di ç’hoqi djali i gjorë.Ishte i pa dalë,…pa sytë s’i panë gjë ashtu në erresirë,si ne ndonje shpellë
E bija e pronarit ishte vajzë e bëshme,e bukur,por dhe shumë e azdisur,e përkedhelur.Ca nga ca,pas renkimeve , filloi ta ngerë zërin e të theriste,një zë a kënaqesije,gëzim a frikë.Mereni si ta merni.
-O lele bollguri, bollguri…,po s’thiri njëhere,….sikur i kish gjetur ndonjë hakaret , gjëmë e madhe.,
-O nëne,o nëne,bollguri…..dëgjoheshin zera pa pushim..
Efendikoi me te shoqen,te cilët flinin në dhoma veç e veç, e dëgjuan dhe u alarmuan.E ema,ajo e dinte,sekretin, vajza ate natë do të flinte me Bollgurin,prandaj shpejt e përmblodhi mendjen dhe i thëret, nga dhoma matanë ku flinte:
-Duro,moj bijë,..të thamë mos haje shumë bollgur,se nuk të bën mirë per natën ..e nuk të le të flesh….dhe efendikoi qe te mos mbetej prapa, i therret dhe ai :
-E po ,ç’të bëjme ne tani duro,mos haje shumë bollgur,mend për tjetër herë…
…Ku e dinte ai, për kë bollgur,e kishte fjalën e e bija ,per kë theriste ajo?!..Për bollgurin,që e hëngri me darkë,apo për Bollgurin,argatin e shtepise,, qe i kish hipur sipër e po ja merrte frymën…
Mirëpo se ç’ju shkrep dhe djalit dhe nuk iu durua,dhe filloi dhe ai të thërrasë…
-Tani e shoh terë botën,..e pashë,gjeta viçken,..e gjeta viçkën !!…për atë mendonte djali i gjorë, që pa dashje, kishte pushtuar parajsën atë natë.
Të nesërmen efendikoqija i tha të bijës qe ç’thirre ashtu me te madhe mbremë, desh na i nxore sekretin,duronje se s’ishte ndonjë gjë e keqe…Ajo ia kthehu:
-E po dhe nga e mira thërret njeriu,ç’të bëja me mami,ai hipi majë minaresë,e kendonte gjithë natën ,nuk u kujtua te zbriste deri ne mengjes deri sa e gjeti viçkën,sikur kish rëne në ndonjë qyp me mjaltë….Kur ta provosh ti atëhere do më japësh të drejtë!..duke i vazhduar batutat me ëmbëlsi e në heshtje..
Kshtu mbaroi ajo natë me të rënkuara e me të thirura gjer me sabah,deri sa u gdhi,por sekretin se mori vesh njeri,vetem ju tani që po e lexoni. Mos i bëni zë njeriu tjetër,se na merr vesh efendikoi,dhe na i ….Ai kishte zënë vetveten…
epilog…
….Kësaj rradhe nuk do t’ju mundoj ,do t’ju kallzoj fundin e rëfenjës.
Djali e pushtoi “Botën ” duke bërë detyrën e rojes me lezet,dhe e gjeti viçkën.
Princesha jo vetëm fjeti pa frikë me roje në dhomë,por dhe ajo e kapi “Parajsën” dhe as për ta lëshuar.
Cdo natë kërkonte të hante bollgur,….por jo shumë..
Edhe e ëma e nxori “frikën “,nuk mbeti mbarapa,hëngri dhe ajo bollgur,fjeti dhe ajo me roje në dhomë.
…C’të bënte i shkreti Bollgur,ç’të ze ndonjeherë, do ta heqësh, me hir e me pahir.
..Këto vite,ca ishrefugjatë,që kishin shkuar për pushime,duke u ndodhur në ishullin e Bollgurit,të fshatarit të tyre, vulë humbur,qe nuk u kthye kurrë në fshat,u kujtuan të pyesin për të.
Por e pa mundur.I kish humur nami e nishani emrit të Bollgurit në atë ishull.S’lanë njeri pa pyetur .Një djalkë i vogël shqiptar, që fliste gjysma gjysma greqisht dhe shqip,,i tha që se një efendiko me emrin Alban,i kish treguar një histori për një djalë argat me emrin Bollgur ,dhe ishte mirë të shkonin ta pyesnin atë,mos dinte ndonjë gjurmë
….Nejse,s’po e zgjatim.
…Bollguri qe martuar me vajzën e pronarit. Ai kish ndërruar portat e lojës me efendikoin.Ishte bërë Efindiko,me pasurinë e pronat qe ia kishin dhënë, si dhëndër që e bënë,pasi u martua me të bijën.Veç asaj e vjera e Albanit,ish efendikoqija,ia kish dhënë partallat pronarit,e kishte përzenë,e kish burrë sa per formë ,dhe ai flinte në dhomushkën ku flinte bollguri me parë..,
Dhëndërin,ish argatin, nuk e thërrisnin me Bollgur ,qe fshirë nga borderoja ai emër.
Tani e thërrisnin me respekt,një emër të nderuar në gjithë ishullin,efendikoin e ri,:
-Qirje. Albani…
…Ja kështu ishte kjo ngjarje e jetuar..Nuk thonë kot,:-”Qengji i butë, pi dy nëna”,…apo “I duruari ,i fituari…”
Kush të shkojë andej nga ai ishulli, t’i bëjë Albanit të fala edhe nga unë,nga një babush devolli, oqeane kaptuar,në dhe të huaj./ devolli.net

KOMENTE