Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia Bashkiake gjoba dhe sekuestrim për të gjithë ata që bllokojnë apo shesin në trotuare
English

Policia Bashkiake gjoba dhe sekuestrim për të gjithë ata që bllokojnë apo shesin në trotuare

Policia Bashkiake ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Aksioni është përqendruar sot përgjatë rrugës së “Kavajës”, nga qendra deri tek Pallati me Shigjeta, ku shitës ambulantë dhe subjekte tregtare kishin zaptuar trotuaret me aktivitetin e tyre. Përveç vendosjes së gjobave, Policia Bashkiake ka sekuestruar sot edhe objekte, si çadra, tavolina e karrige dhe produkte që tregtoheshin nga shitës ambulantë. Sekuestrimi i tyre erdhi pas mos bindjes së subjekteve dhe shitësve ambulantë, për lirimin e hapësirave publike.

“24 orë përpara, çdo subjekti i është lënë edhe akti i konstatimit, për zaptim të hapësirave publike. Këto subjekte nuk kanë zbatuar urdhrat e Policisë Bashkiake, për lirimin e hapësirave publike, ndaj Policia Bashkiake ka marrë përsipër të bllokojë dhe të vendosë gjoba mbi të gjithë këto subjekte që janë në kundërshtim me ligjin, në pjesën ku qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të ecin lirshëm dhe të mos pengohen nga subjekte të ndryshëm që vendosin tavolina, çadra, hekura apo zinxhirë. Aktualisht, mund t’ju them se nga momenti kur ka filluar kjo punë, deri tani janë mbi 300 raste të liruara nga Policia Bashkiake, raste që konsistonin me vendosje zinxhirësh, bllokime rrugësh, zënie trotuaresh dhe në të gjithë rastet që do të konstatojmë në vijim, do të zbatojmë vetëm ligjin dhe detyrat me të cilat e ngarkon ligji Policinë Bashkiake” – u shpreh drejtori i Policisë Bashkiake z. Vullnet Topalli.

Pyetje nga gazetarët:

Bëhen kontrolle intensive për këtë, duke qenë se bizneset paralajmërohen ose marrin informacion, i heqin, më pas i vendosin përsëri?

Topalli: Nuk kanë qenë shumë raste. Ka qenë një rast në “Kombinat” dhe “Don Bosko” dhe Policia Bashkiake përfundimisht ka bërë bllokimin e të gjithë këtyre aseteve që kanë zënë trotuaret, lulishtet apo hapësirat publike.

Në zonën e ish-Bllokut, situata vazhdon të jetë problematike. Nga viti në vit deklarohet se do të lirohen hapësirat publike por situata vazhdon të jetë e tillë.

Topalli: Edhe në zonën e ish-Bllokut janë “pastruar” disa nga rrugicat atje por puna e Policisë Bashkiake do të vazhdojë në vijim dhe absolutisht që të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të lira, trotuaret do të jenë të lira dhe brenda blloqeve të banimit, siç kemi vazhduar deri më sot, do të vijojmë të presim zinxhirë të atyre parkingjeve që kanë zaptuar apo i vendosin privatisht dhe jo bazuar në ligj. Do vazhdojmë t’i presim, do vazhdojmë të lirojmë hapësirat jo vetëm në rrugë kryesore, por edhe në blloqet e banimit.

Sa është vlera e gjobës?

50 mijë lekë të vjetra.

KOMENTE