English

Firma e mermerit “SEJDO” në Bilisht, merr çmimin e parë në Europë

Firma e mermerit “SEJDO” me qendër në Bilisht është fituese e çmimit Europa Ndërnacionale për Cilësinë.

Klubi Global Trade Leader me qendër në Madrid sapo u ka dërguar vëllezërve Sejdo ftesën për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit që do të organizohet në Paris më 28 tetor 2013 në hotelin Meridien Etoile. Ky çmim jepet për bizneset e suksesshme në 30 vende të Europës dhe në ceremoni marrin pjesë përfaqësues të qeverive përkatëse dhe të botës së biznesit.
Do kemi rastin t’ju njoftojmë sërish pas organizimit të ceremonisë.
Në foto okeloja e çmimit/devolli.net

KOMENTE