Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
8 shqiptarë ekstradohen në Itali nga Interpol Tirana
English

8 shqiptarë ekstradohen në Itali nga Interpol Tirana

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orëës 12:30’, u krye ekstradimi nga vendi ynë në drejtim të Italisë i 8 shtetasve të kërkuar nga organet italiane të drejtësisë për kryerjen e veprave të rënda penale, përkatësisht:

1. Dritan Ballhysa, vjeç 43, nga Elbasani. Ky shtetas u arrestua me datë 07.05.2013, në Elbasan pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendim të datës 22.06.2010, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike në bashkepunim”.

2. Besnik Lleshi, vjeç 33, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 10.04.2013, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 03.12.2012, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

3. Artan Dalti, vjeç 44, nga Burreli. Ky shtetas u arrestua më datë 21.05.2013, në Burrel, pasi Gjykata e Trentos, Itali me vendim të datës 24.09.2007, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.

4. Gentian Cako, vjeç 41, nga Berati. Ky shtetas u arrestua me datë 17.04.2013, në Berat, pasi Gjykata e Milanos, Itali me vendim të datës 04.11.2002, e ka dënuar me 16 vjet e 10 muaj burg këtë shtetas për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.

5. Emiljano Shota, vjeç 20, nga Kruja. Ky shtetas u arrestua me datë 26.06.2013, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 07.02.2013, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Rrëmbim personi”.

6. Sami Shala, vjeç 50, lindur në Kosovë. Ky shtetas u arrestua, pasi Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 26.03.2002, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.

Tigert Allko, vjeç 37, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 10.04.2013, në Elbasan, pasi Gjykata e Firences, Itali, me vendim të datës 03.12.2012, ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për këtë shtetas për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qellim shfrytëzimin e prostitucionit”.
Orjan Brozi, vjeç 31, nga Librazhdi. Ky shtetas u arrestua me datë 07.05.2013, në Kakavijë, pasi Gjykata e Firences, Itali me vendim të datës 24.11.2005, e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burg këtë shtetas për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i këtyre shtetasve u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma.

KOMENTE