Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga Qemal Stafa , spastrohet nga policia bashkiake e Tiranës
English

Rruga "Qemal Stafa", "spastrohet" nga policia bashkiake e Tiranës

Policia Bashkiake ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Aksioni është përqendruar sot përgjatë rrugës “Qemal Stafa” e cila ka qenë një rrugë problematike, sa i përket tregtimit në mënyrë të paligjshme nga ana e shitësve ambulantë dhe subjekteve tregtare.

Drejtori i Policisë Bashkiake Vullnet Topalli ka shprehur vendosmërinë për të vijuar punën për lirimin e të gjithë hapësirave publike në kryeqytet, hapësira të cilat u përkasin qytetarëve të Tiranës dhe jo individëve apo subjekteve të veçanta, si edhe për të mbështetur çdo tregtar apo subjekt i cili tregton në mënyrë të ligjshme.

Ndër të tjera z. Topalli u shpreh:

“Është e disata herë që Policia Bashkiake ka ndërmarrë iniciativa për të sensibilizuar dhe për të vepruar mbi këta tregtarë ambulantë por me sa duket nga ana e subjekteve ka qenë një reagim jo pozitiv, jo në zbatim të ligjit. Janë gjithsej rreth 47 subjekte, ambulantë por edhe subjekte tregtare të cilët tregtojnë në mënyrë të paligjshme, në trotuare apo rrugë, atje ku pjesa e trotuarit u përket qytetarëve dhe jo tregtarëve ambulantë dhe pjesa e rrugës i takon parkimit dhe lëvizjes së lirë të automjeteve.Policia Bashkiake është e vendosur për ta çuar deri në fund detyrën e saj dhe do të vazhdojë jo vetëm me gjoba, me masa administrative por edhe me bllokim të të gjithë pajisjeve apo mallrave që ata tregtojnë në këtë rrugë, në mënyrë të paligjshme.Ne jemi për të vazhduar dhe për të mbështetur çdo tregtar apo subjekt që tregton në mënyrë të ligjshme por në asnjë rast nuk do të lejojmë që rruga “Qemal Stafa” apo dhe rrugë të tjera të Tiranës, të zaptohen nga tregtarë ambulantë apo nga subjekte të ndryshme, duke tregtuar në mënyrë të paligjshme.

KOMENTE