Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti Europian miraton draftin për vendosjen e një mekanizmi që rikthen regjimin e vizave
English

Parlamenti Europian miraton draftin për vendosjen e një mekanizmi që rikthen regjimin e vizave

Parlamenti Evropian ka miratuar draftin që parashikon rikthimin e mundshëm të vizave për vendet e Ballkanit. PE ka miratuar me shumicë votash propozimin për vendosjen e një mekanizmi që mundëson rikthimin e përkohshëm të vizave për vendet e origjinës së azilkërkuesve.

Propozimi ishte bërë nga eurodeputeti spanjoll Diaz Demera, ndërsa sqarohet se ky mekanizëm nuk përfshin vetëm vendet e Ballkanit Perëndimor, por për gjithë shtetet që kanë regjim pa viza në zonën Shengen. Pro këtij propozimi kanë votuar 328 eurodeputetë, ndërsa 257 kundër.

Parlamenti Europian ka debatuar ashpër për këtë mekanizëm të martën, pasi deputetët socialistë, social-demokratë, lideralët dhe të gjelbërit e kritikonin atë për shkak se kufizon lirinë e lëvizjes, para se gjithash të banorëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Eurodeputetja Tanja Fajon ka kërkuar që votimi të shtyhet, duke e konsideruar këtë propozim si “ilegal”, pasi i tejkalon përgjegjësit e parlamentit. Kundërshtimi i saj është refuzuar ndërsa më pas është votuar mekanizmi i ri.

“Partia Popullore Evropiane, bashkë me konservativë dhe forcat populliste në Parlamentin Evropian ka treguar edhe njëherë se nuk çan kokën për qytetarët evropian dhe lirinë e lëvizjes, e cila është e drejtë fundamentale njerëzore”, ka shkruar në reagimin e saj dërguar mediave Tanja Fajon.

Sipas saj miratimi i këtij mekanizmi për kthim të përkohshëm të regjimit të vizave në Ballkan do të “shkaktojë kaos”.

Në këtë seancë të PE-së është diskutuar edhe situata lidhur me azilkërkuesit që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në faqen e Parlamentit Europian eurodeputetja Sesilia Malmstrom shkruan se mekanizmi i pezullimit te vizave do përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme , si një masë e fundit. Qëllimi sipas saj është për të trajtuar situata emergjente të shkaktuara nga abuzimi me regjimin pa viza nga shtetasit përfitues.

KOMENTE