Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Historia është histori, serioziteti i shtetit është seriozitet (VIDEO)
English

Nishani: Historia është histori, serioziteti i shtetit është seriozitet (VIDEO)

“Në fakt është e padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën e tij me heqjen e fotos së presidentin, nuk ka ndodhur në asnjë vend, s’duhet të ndodhë, nuk është serioze, heqja e fotos nuk është punë, është xhest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime, është i kollajtë, nuk kërkon lodhje, fantazi, inteligjencë, dhe presidenti i republikës pret të bëjë punën dhe jo xhestet.
Kushtetua e vendit përcakton që presidenti është kreu i shtetit dhe në republikë kushtetuta ia ngarkon presidentit përfaqësimin e unitetit të popullit, s’ka diskutim që Ismail Qemali është kontributor jashtëzakonisht i madh i pavarësisë, por historia është histori dhe serioziteti i shtetit është seriozitet. Kushtetuta do të mbrohet më cdo rast, por sforcimi për ta vënë presidentin përballë si kundërshtar politik nuk janë të shëndetshme në demokraci, shqiptarët kanë nevojë për bashkim, punë, zhvillim ekonomik. Presidenti do të jetë në shërbim të unitetit të popullit, mbrojtjes së kushtetutës”, është shprehur Presidenti Bujar Nishani të cilit si duket si ka pëlqyer aspak gjesti që Kryeministri Rama ka bërë lidhur me zëvendësimin e fotografisë së tij me Ismail Qemalin.
1878

KOMENTE