Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Bujrum në qeveri, zoti Shehi
English

Rama: Bujrum në qeveri, zoti Shehi

Suela Topi -“Bujrum! Ejani në qeveri të bashkëpunojmë për reformat!”. Kështu iu drejtua Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, opozitës duke i kërkuar bashkëpunimin për të zbatuar programin qeverisës në katër vitet e ardhshme. Ai u tregua i duruar duke mos ndërhyrë gjatë fjalimeve të demokratëve dhe foli pasi kishin përfunduar diskutimet. Rama theksoi se opozita vijon të mbrojë suksese për të cilat e mori përgjigjen më 23 qershor. Fjala e tij u shoqërua vazhdimisht me replika të deputetëve demokratë dhe rënie të tavolinave të iniciuara nga deputetja e PD-së, Jozefina Topalli.

Fjala në Kuvend

Nuk e ndajmë pushtetin në përqindje familjare, ishte përgjigja e Ramës për akuzën e opozitës për nepotizëm. Ndërkaq, Kryeministri Rama iu kundërpërgjigj edhe akuzave të opozitës për mungesën e një programi qeverisës. Gjatë fjalës së tij pas përfundimit të diskutimeve dyditore lidhur me programin qeverisës, Rama tha se opozita vijon të rendisë suksese për të cilën mori përgjigjen e zgjedhësve në 23 qershor. “Mirë kundërshtarët, po një popull i tërë si nuk i paska parë tërë ato suksese për të cilat ne akuzohemi si nihilistë?”, - pohoi Rama. Përgjigjja e opozitës ishte rënia e tavolinave dhe krijimi i zhurmës në Kuvend. Kryeministri shtoi se Aleanca për Shqipërinë ka dy bashkëdrejtues që janë njeri Kryeministër dhe tjetri Kryetar Kuvendi dhe ata së bashku kanë një mandat të fortë për të ecur më shpejt drejt ëndrrës evropiane. “Kur ju ishit forcë e tretë fituese në 2009-ën, e konsideronit veten fitues. Sot, që ne jemi forcë e parë qeverisëse, ju keni kurajën të thoni se ne nuk jemi fitues! Nuk ia vlen të zgjatemi këtu, sepse ne kemi shpëtuar të gjithë kur pushuam nga puna kontabilistin tuaj. Aleanca për Shqipërinë ka dy bashkëdrejtues që janë njeri Kryeministër dhe tjetri Kryetar Kuvendi, që ka marrë një mandat të fortë duke ecur më shpejt drejt ëndrrës evropiane dhe kanë dëshirën të mos përsëritin gabimet e vjetra të opozitës apo të së majtës shqiptare”, - deklaroi ai. Rama premtoi se një gjë që do ndryshojë në kulturën e qeverisjes është se nuk do të ketë më ndarje pushteti në përqindje familjare. Kjo gjë solli reagimin e deputetëve Jozefina Topalli, Edmond Spaho apo dhe Gent Strazimiri sipas të cilëve lidhjet familjare ishin brenda Qeverisë. Por, Rama mohoi këtë gjë ndërsa tregoi në Parlament pemën familjare që nga 1720-a.

Ftesa nominale për Shehin

Duke përmendur fjalimin e Dashamir Shehit në Kuvend, Rama kërkoi bashkëpunimin e opozitës për ndarjen e re territoriale apo zgjidhjen e çështjes së pronave. “Unë jam dakord me ju që reforma territoriale është jetike për vendin, qysh prej një dekade, por për arsyet e mosarsyet e PD-së, ky plan që s’u miratua dhe as u propozua, bujrum zoti Shehi, ne e duam këtë reformë të shtetit. Ne e dimë që kjo kërkon një shumicë kushtetuese, prandaj jeni i mirëpritur në Qeveri për diskutimin paraprak të kësaj reforme, ashtu siç janë të mirëpritur të gjithë deputetët e opozitës për këtë reformë. Doni të bashkohemi për reformën e pronave? Bujrum në tryezë t’i diskutojmë bashkë. Nuk ka pasur kurrë gjithpërfshirje të parlamentit për zgjidhjen e pronës”, - tha ai. Rama theksoi më tej se qeveria e re do të bëjë për Shqipërinë atë që bëri për Tiranën. “Ata që shohin fatin tim si të Papandreut, të pranojnë se po e lenë Shqipërinë po aq të minuar sa çe gjeti Papandreu, po tjetër Shqipëria, tjetër Greqia. Sepse ju po e lini Shqipërinë të krahasuar me Tiranën e para 13 vjetëve dhe jo siç e gjeti Greqinë Papandreu para 3 vjetëve!”, - theksoi ai. Më herët Rama iu kundërpërgjigj qëndrimeve opozitare mbi vizitën e tij në Kosovës. “Ju abuzuat me vizitën time në Kosovë, me respektin ndaj figurave të saj. Kemi një ndryshim të madh e është mirë ta dëgjoni: Ju i doni emrin Ibrahim Rugovën sa herë ju duhet emri i tij, kurse unë i adhuroj veprën siç bëra kur shkova në Prishtinë dhe shkova e u përula tek varri i tij sa herë e kam vizituar Prishtinën!" – theksoi Rama. Ai e mbylli fjalën e tij në Kuvend duke premtuar drejtësi për shqiptarët duke theksuar se puna e opozitës është fjala ndërsa fjala e qeverisë është puna.

Shehi: Programi i mbushur me hipoteza politike

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar njëherësh deputet i dalë nga listat e demokratëve, Dashamir Shehi, duke analizuar programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme pohoi se mungon një bosht që do të drejtojë gjithë punën. Sipas tij, ky draft pune është i mbushur me hipoteza politike që nuk mund të shndërrohen në realitete të prekshme. “Programi që paraqiti këtu zoti Rama ishte i mbushur me dëshirë shpresëdhënëse dhe me hipoteza politike që nuk mu dukën realitete të pritshme dhe të matshme. Qeveria duhet të kishte objektiva të qarta që nuk i ka”- deklaroi Shehi. Ai u ndal më tej tek borxhi publik. Duke iu drejtuar parlamentarëve dhe kryeministrit, Shehu tha se për të mbajtur premtimet e bëra nevojitet rritjen e tavanit të borxhit dhe jo ulje e tij. Shehi përmendi si çështje me rëndësi dhe çështjen e pronave apo reformën territoriale për të cilën duhen ndryshime kushtetuese.

KOMENTE