Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Intervista e Kryeministrit Edi Rama dhënë për Euronews në Bruksel
English

Intervista e Kryeministrit Edi Rama dhënë për Euronews në Bruksel

Euronews, James Franey: Kur mendoni se është realiste që Shqipëria mund t’i bashkohet BE-së?

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi bërë shumë progres, por mbetet ende shumë për të bërë. Unë shpresoj shumë që brenda 10 viteve të ardhshme kjo ambicie do të arrihet dhe Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së.

Euronews, James Franey: Çfarë i sjell Shqipëria Bashkimit Evropian, sepse këtu në Bruksel ka shumë diskutime. Ju mund ta keni dëgjuar shprehjen “lodhja nga zgjerimi”.

Kryeministri Edi Rama: Nëse flasim për lodhjen, Evropa ka pranuar ndërkaq një anëtar të ri, Kroacinë. Së dyti, Shqipëria është vendi më pro-evropian në të gjithë Evropën. Niveli i mbështetjes për BE-në në Shqipëri është shumë më i lartë se në çdo vend tjetër anëtar. Pra, brenda mundësive tona modeste, ne do t’i sjellim Evropës energji pozitive dhe entuziazëm.

Euronews, James Franey: Do të jetë e vështirë për t’i bindur dhe për t’u votuar nga vendet anëtare. Për shembull, Britania e Madhe është duke bërë një debat në lidhje me BE-në. Në Francë dhe në Gjermani, gjithashtu ka shqetësime që vijnë si pasojë e imazhit që ka vendi juaj në lidhje me korrupsionin.

Kryeministri Edi Rama: Deri diku kjo nuk është e pamerituar, por në një kuptim tjetër është edhe shumë karikaturale. Ky debat lidhet me frustrimet e njerëzve në vendet anëtare dhe ata nuk kanë për t’u çliruar nga këto frustrime duke mbajtur jashtë familjes evropiane shqiptarët, serbët, maqedonasit apo malazezët, sepse në fakt nuk kanë lidhje me këtë. Kush është kundër zgjerimit, është kundër zgjerimit për qëllime politike shumë më lokale dhe jo për ndonjë shqetësim real në lidhje me drejtimin ku po shkon Europa.

Euronews, James Franey: Çfarë duhet të bëni konkretisht? Duhet të pastroni shërbimin civil? Cilat janë reformat që do të ndërmerrni?

Kryeministri Edi Rama: Është mjaft e qartë; ata që u bënë pjesë e BE-së, u bënë pjesë e saj falë modernizimit. Pra, ne duhet të modernizohemi. Duhet të modernizojmë institucionet, shërbimet, mënyrat tona të komunikimit. Jemi gati për ta bërë këtë dhe kemi për ta bërë.

Euronews, James Franey: Ju jeni shumë i njohur në shkallë ndërkombëtare si Kryebashkiaku i Tiranës. Duke qenë se korrupsioni është kaq i përhapur në Shqipëri, a ka pasur ndonjëherë rrezik që parimet tuaja të kompromentohen?

Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj se korrupsioni është produkti i sistemeve të prishura dhe jo i ADN-së së njerëzve. Sepse në fund të fundit, nëse kemi një agjenci ku ka korrupsion, kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët apo britanikët, por me sistemin e kësaj agjencie. Pra, nëse i çoni këta njerëz, shqiptarët, në Britani dhe i vendosni në shërbimin tuaj civil, ata nuk do të korruptohen, sepse nuk kanë mundësi të marrin rryshfetem, por nëse sillni disa prej njerëzve tuaj në Shqipëri dhe i vendosni në këtë agjenci, ka shumë mundësi që ata do të bëhen të korruptuar.

Euronews, James Franey: A ka tentuar njeri t’ju korruptoj juve, gjatë kohës suaj si kryebashkiak?

Kryeministri Edi Rama: Mund të këtë ndodhur në fillim fare, por pas refuzimit të vendosur nuk ndodhi më. Edhe pse nuk ka ndodhur kurrë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur. Pra, korrupsioni është një lloj bishe që i tundon njerëzit në rrugë shumë të ndryshme, por që të gjitha, gjithmonë, gjejnë një hapësirë aty ku sistemi ka boshllëqe dhe ku nuk është i pranishëm.

Euronews, James Franey: Faleminderit shumë!

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit juve! Jam i nderuar që pata mundësinë për të folur me ju.

KOMENTE