English

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka përshëndetur vendimin e Qeverisë se re

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka përshëndetur vendimin e Qeverisë se re të drejtuar nga Edi Rama për ndalimin e importit të plehrave në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e AKIP vlerësuan vendimin e qeverisë dhe prioritetin që ekzekutivi i ri i dha kësaj çështjeje duke i dhënë zgjidhje që në mbledhjen e parë.
“Është gëzim i madh për ne përfaqësuesit e 60 mijë shqiptarëve që firmosën kërkesën për referendum për të ndaluar importin e mbetjeve. Vullneti i shqiptarëve u bë realitet. Akti realizon një premtim të rëndësishëm elektoral duke rritur besueshmërinë tek publiku, por është dhe një fitore për shoqërinë jetën dhe ambientin ku jetojnë qytetarët shqiptarë. Do të kursehen shpenzime për qindra njerëz në administratë. Do të kursehet tokë që do të duhej për të akomoduar mbetjet teknologjike të importit. Besojmë dhe shpresojmë se projektligji do të gjejë një konsensus të gjerë në Parlament.Kompanitë e riciklimit nuk falimentojnë por riciklimi do të marrë një hov të ri, pasi do të gjenerohen dhe përpunohen mbetjet e vendit tonë” theksuan ambjentalistët.

KOMENTE