Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sa mirë është, të jesh budalla
English

Sa mirë është, të jesh budalla

Opinion nga A.K Shaqiri - Nga të gjitha vlerat e njeriut, thuhet se mendja është më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Por, sado që të jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën tonë, realiteti i përditshëm na dëshmon të kundërtën: mbi pamundësitë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë, e cila ndoshta edhe nuk ekziston fare.
Mendimtari i madh grek, Sokrati, para shumë shekujsh thoshte: "Unë di aq sa s'di asgjë". Një "i mençur" i yni sot, përkundrazi beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t'ju bindi për njohurinë e vetë që ka nga të gjitha lëmenjtë e jetës: shkencë, politikë, sport, kulturë...Vaj halli, nëse rastësisht në këto tentime të këtij "të mençuri" provoni t'i kundërviheni.
Kohët e vështira janë këto, pa dyshim.

Fundja, në këto rrethana nuk është edhe aq keq të jesh budalla. Ose, së paku të dukesh i tillë. Sepse, në krahasim me të mençurit e zakonshëm, ti ke një përparësi: gjithnjë je i kënaqur me vetveten. Dhe, jo vetëm kaq. Si i tillë, bëhesh edhe i suksesshëm në jetë. Mu për këtë shkak, shpesh më ndodh që vetes t’ia parashtroj atë dilemë dëshpëruese: a thua, pse sot budallenjtë po kanë suksese në të gjitha sferat të jetës, e unë jo?! Ndoshta pse ata në këtë rreth kanë prirje të gjejnë budallenj edhe më të mëdhenj se vetja e që mahniten me ta?
Nuk e di, por ka mundësi të jetë edhe e kundërta: në realitet, janë të mençur, ndërsa qëllimshëm para tjerëve reflektojnë sa më shumë si budalla. Pse është kështu - dihet. Sot, e ha pazari të jesh i tillë.

KOMENTE