English

Ngjarje tragjike. Foshnja 5 muajshe bie në karroselin e bagazheve dhe gjen vdekjen(VIDEO)

Nisen dhe mbërrijnë në destinacion për pushime por pa kaluar aeroportin për dalje, pushimet janë kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Fëmija 5 muajshe që nëna mbante në krah i ka rënë nga krahët aksidentalisht pasi ajo ka humbur kontrollin si pasojë e një përpjekje për të marrë një karrocë, duke bërë që fëmija të binte në një karroselë bagazhi, që transporton bagazhet për në anën tjetër.

Ajo nuk ka patur kohë të reagonte pasi karrosela elektrike ka vazhduar punën dhe fëmija ka mbetur i bllokuar me kafkën e dërrmuar dhe i vdekur në vend, në një vrimë 10cm ku dy rripat konvergojnë.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Aliance në Spanjë ndërsa çifti kanadez kishte mbërritur për pushime.

Hetimet policore po vazhdojnë deri në një konfirmim zyrtar. Ndërkohë familja ndiqet edhe nga një psikolog dhe mjekë pasi kanë pësuar një trauma tragjike.
1890

KOMENTE