Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forumi i të Rinjve Muslimanë,”Ne muslimanët e Kosovës e duam Kosovën të jetë Republikë Islamike se ne na mbron Allahu.”
English

Forumi i të Rinjve Muslimanë,”Ne muslimanët e Kosovës e duam Kosovën të jetë Republikë Islamike se ne na mbron Allahu.”

Forumi i të Rinjve Muslimanë ka ndjekur debatin që është zhvilluar në Klan Kosova në datë 19 shtator 2013, ndërmjet muslimanëve Fuad Ramiqi e Gëzim Kelmendi dhe Nuri Bexheti dhe Blerim Latifi. Në këtë debat televiziv, Bexheti dhe Latifi kanë dëshmuar edhe njëherë injorancën që klasa politike dhe intelektuale në Kosovë ka në lidhje me fenë Islame, të drejtat e njeriut dhe besimit dhe rëndësinë e fesë në jetën e njeriut, shkruan revista Drini.

FRM është shqetësuar nga niveli i thellë i injorancës që maqedonasi Nuri Bexheti ka demonstruar në këtë emision. Nuri Bexheti është anëtar i Institutit Shqiptar të Zvicrës një institut fundamentalist katolik të cilin e drejtojnë fanatikët katolikë Albert Ramaj dhe Zef Ahmeti. I nisur nga ky bazament fanatik katolik i cili kërkon të katolicizojë shqiptarët, Nuri Bexheti ka sulmuar Islamin në emisionin në fjalë. Ai ka mbrojtur heqjen me dhunë të shamive dhe ferexheve nga gratë shqiptare në shekullin e XX, ka mbrojtur “frimën shekullore” të qafirëve të Shqipërisë së Enver Hoxhës në heqjen e Islamit, dhe ka deklaruar që muslimanët duan ti çojnë shqiptarët 1500 vite pas. Nuri Bexheti ka deklaruar se Kushtetuta që Marti Ahtisari u ka imponuar kosovarëve është e shenjtë dhe i ka kërcënuar muslimanët e Kosovës se ai dhe shokët e tij që janë sot në pushtet, nuk do i lejojnë muslimanët e Kosovës që të zbatojnë Islamin dhe sheriatin. Ndërsa injoranti Blerim Latifi ka deklaruar që “ky vend”, dmth Kosova “nuk e duron dot arabizmin, Bin Ladenin e Sheriatin” pasi ato na ndërrojnë rrugën drejt Perëndimit.

Për sa më lart, FRM i deklaron maqedonasit Nuri Bexheti dhe qafirit Blerim Latifi se:

1. Të ardhmen e Kosovës e vendos populli kosovar dhe jo refugjatët sikur Nuri Bexheti apo injorantë si Blerim Latifi.

2. Blerim Latifi nuk përfaqëson Kosovën. Kosovën e përfaqëson populli i saj i cili në shumicë është musliman. Është ky popull që i rezistoi asimilimit serb që sot po i reziston edhe asimilimit laik-katolik të qeverisë Thaqi.

3. Kushtetuta me të cilin punon regjimi i sotëm në Prishtinë, nuk është e shenjtë. Ajo është një mbledhje ligjore e ndërtuar nga i krishteri Marti Ahtisari. Kushtetuta e Kosovës është ilegjitime, pasi ajo është adaptuar në mënyrë jo-demokratike nga Parlamenti i Kosovës dhe populli i Kosovës nuk e ka aprovuar atë.

4. Kushtetuta e Kosovës duhet të rishkruhet. Duke qenë se shumica e popullit në Kosovë është muslimane, në Kushtetutën e Kosovës baza ligjore duhet zbritur nga Sheriati dhe jo nga dëshirat e të krishterit Marti Ahtisarit, historia e Francës apo kaurëve të Evropës.

5. Kosova është në Evropë, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të bëhemi të Krishterë, apo francezë meqë kështu do Nuri Bexheti, Blerim Latifi dhe shefat e tyre evropjanë që i mbajnë në pushtet.

6. “Frima Shekullore” për të cilën flet Nuri Bexheti, do të sfidohet dhe po sfidohet nga fryma e Islamit. Ne muslimanët e Kosovës e duam Kosovën të jetë Republikë Islamike dhe jo Republikë Laike apo Katolike. Ne me të vërtetë nuk kemi pushtet sikur Blerim Latifi dhe Nuri Bexheti, ne nuk na mbron EULEX-i e të na sjellë në pushtet Perëndimi, por ne kemi Allahun i cili është mbrojtës më i mirë.

7. FRM i bën thirrje popullit të Kosovës që të refuzojë Kushtetutën dhe ligjet Laike të Marti Ahtisarit dhe të ndërtojë një Kushtetutë të re për Kosovën. Pasi Laicizmi-Katolik nuk është feja e shumicës së popullit të Kosovës por është fe e masonëve të Francës, ne bëjmë thirrje që në Kushtetutën e vendit tonë, feja zyrtare e vendit të vendoset Islami.

Në fund, FRM siguron Nuri Bexhetin dhe Blerim Latifin se herët apo vonë, në Kosovë do të triumfojë Islami. Edhe pse Kosova sot është nën sundimin e Perëndimit të Krishterë, një ditë kur të fitojë pavarësinë dhe të çlirohet nga sundimi i huaj, pjesë e pavarësisë së Kosovës do të jetë edhe fitorja e Islamit mbi Laicizmin, fesë franceze që qeveria Thaqi po i imponon me dhunë kosovarëve në vitet e fundit.

Forumi i të Rinjve Muslimanë

Prishtinë, 20.09.2013

KOMENTE