Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Italianet kryesojnë listën në seks
English

Italianet kryesojnë listën në seks

Sipas një studimi ndërkombëtar të Shoqërisë Evropiane të Ngjizjes, 59% e italianeve kryejnë një ose më shumë raporte seksual në javë, por të paktën 30% e tyre përdor pilulën mbrojtëse. Një kërkim të cilit i janë nënshtruar plot 11.490 femra të moshës 15-49 vjeç, nga 49 vende, tregon se janë italianet ato që mbajnë trofeun e të bërit seks. Në Evropë femrat italiane janë më aktivet në marrëdhëniet seksuale, me një përsëritje prej një ose më shumë herë në javë në 59% të rasteve, ndjekur nga spanjollet me 54%. Kjo i bën italianet të konsiderohen si në pasionatet dhe që kërkojnë më shumë epshin mashkullor, të ndjekura më pas nga ruset (56%), francezet (55%), spanjollet me (54%), ndërkohë që fundin e klasifikimit e zotërojnë austriaket me 38%.

Mosbesim ndaj pilulës

Edhe pse e pëlqejnë shumë seksin, janë të pakta femrat të cilat preferojnë të përdorin pilulën mbrojtëse gjatë aktit seksual. Kërkimi i kryer për të prezantuar në treg pilulën e re me emrin

“Yaseminelle” ka bërë të mundur që femrat të pranojnë se nuk i besojnë shumë pilulës, ndaj dhe nuk e përdorin atë. Pilula përdorej në 29% të rasteve dhe kjo e bën Italinë të klasifikohet si një nga vendet me përdorimin më të pakët të pilulës mbrojtëse.

Hera e parë pa mjete mbrojtëse

Mosbesimi në masat mbrojtëse nuk mbaron këtu, në fakt 30% e të intervistuarave deklaron se nuk kanë përdorur asnjë lloj “mbrojtësi” kur kanë kryer për herë të parë raportin seksual. Ka qenë edhe më i paktë numri i femrave që kanë preferuar të këshillohen me gjinekologun e tyre, pasi kanë marrë vendimin për të shkuar në shtrat me një mashkull.

Roli i mashkullit

Në të gjithë këtë situatë aspak të favorshme për shëndetin e femrës, cili është roli i mashkullit? Në kërkimet rezulton se thirren gjithmonë në rastet kur duhet të zgjidhet metoda mbrojtëse. Media ndikon më shumë se në 75% të rasteve në rëndësinë e marrjes së këtij vendimi tek italianet. Meshkujt italianë kanë qenë gjithmonë të njohur për natyrën e tyre joshëse, por në fakt tashmë kanë ndryshuar rolet, ata kanë filluar të joshen. Për ta e rëndësishme është të marrin kënaqësi, të jenë në qendër të vëmendjes dhe të ndërgjegjshëm për atë që bëjnë. /Marrë nga Panorama.it /Tirana Observer

KOMENTE