English

Pranë stadiumit "Dinamo" makina përplas çiftin e moshuar

Në rrugën “Sulejman Delvina”, paraditen e sotme pranë stadiumit “Dinamo”, një automjet ka përplasur çiftin e të moshuarve, të cilët po kalonin në anën tjetër të rrugës.

Për pasojë çifti ka mbetur i plagosur dhe me urgjencë janë nisur në spital ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE