Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Hoxhaj, merr premisa për njohje të reja të shtetit të Kosovës
English

Enver Hoxhaj, merr premisa për njohje të reja të shtetit të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në margjina të sesionit të 68 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka zhvilluar takime me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Tanzanisë, Bernard Membe, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Fixhit, Ratu Inoke Kubuabola.

Gjatë takimit me Emirin e Katarit, ministri Hoxhaj e njoftoi për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj shprehu mirënjohje për përkrahjen që Katari ka dhënë për Kosovën.

Ai po ashtu e njoftoi Emirin për procesin e njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, duke theksuar se ky proces do të vazhdojë dhe se është një proces i pandalshëm me një shtrirje gjeografike globale.

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, pasi vlerësoi progresin në Kosovë, premtoi përkrahjen e Katarit për rritjen e numrit të shteteve që do ta njohin Kosovën.

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe Emiri i Katarit biseduan edhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në fusha të ndryshme, ndërmjet dy shteteve.

Ndërkaq, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Tanzanisë, Bernard Membe, ministri Hoxhaj e ka njoftuar për progresin në Kosovë, si dhe fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë.

Hoxhaj dhe Membe kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit, duke filluar që nga nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

Edhe ministri Membe u zotua për të përkrahur Kosovën në rritjen e numrit të njohjeve.

Ministri Enver Hoxhaj gjatë ditës është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Fixhit, Ratu Inoke Kubuabola, me ç’rast ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për njohjen nga ky shtet.

Duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit me Fixhin, ministri Hoxhaj theksoi se shtetet e vogla duhet të qëndrojnë afër njëri-tjetrit, përkundër distancës gjeografike që mund të kenë.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Fixhit, pasi vlerësoi të arriturat në Kosovë, shprehu vullnetin politik të shtetit të tij për ndihmë në shtimin e njohjeve të Kosovës nga vendet e paqësorit.

Ministri Hoxhaj dhe ministri Kubuabola po ashtu u dakorduan për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

KOMENTE