Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarm. Ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore të ndotura deri në 8- fish të vlerave
English

Alarm. Ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore të ndotura deri në 8- fish të vlerave

Ndërtimi i Landfillit të Sharrës ka ndotur ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore deri në 8- fish të vlerave, që ishin para ngritjes së vend depozitimit. Elvis Cela, ekspert për mbetjet dhe pjesë e grupit të punës, pohon se katër metale të rënda prej plumbi, nikeli, hekuri dhe zinku paraqesin në vitin 2008, para ngritjes së Landfillit vlera afër parametrave të lejuar të Bashkimit Europian. Në matjet e 2010-ës, ndotja është rritur ndjeshëm, sidomos nga prania e plumbit.

Në projektimin e Landfillit, shkruan shekulli online italianët kanë ndërtuar një impiant të veçante për të bërë jo vetëm reduktimin e ndotjes, por edhe për të prodhuar energji nga përpunimi i plehrave. Nuk dihet perse ky impiant nuk u vu në përdorim asnjëherë. Në këtë mënyrë, vende si Norvegjia bëjnë shfrytëzimin e mbetjeve për prodhim të energjisë elektrike. Por ky realitet duket larg atij të Sharrës, ku ekspertet theksojnë se ndotja e ajrit ndodh për shkak të keqmenaxhimit të Landfillit.

Sipas tyre, pas çdo depozitimi plehrash, duhet të hidhet një shtresë dheu të paktën 20 cm, e cila bën izolimin e tyre dhe nuk lejon emëtimin në ajër të gazeve të dëmshëm. Por pamjet e Landfillit të Sharrës, tregojnë tonelatat e plehrave pa asnjë izolim. Sipas eksperteve, zgjidhje për menaxhimin e plehrave ka, por ato nuk mund të zbatohen pa amendime në ligjin për mbetjet në Shqipëri.

KOMENTE