Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sinjalistikë rrugore nëpër blloqet e banimit në Tiranë
English

Sinjalistikë rrugore nëpër blloqet e banimit në Tiranë

Për të rritur sigurinë rrugore por edhe për të krijuar më shumë hapësira për parkime, Bashkia e Tiranës prej dy muajsh ka nisur vendosjen e sinjalistikës rrugore nëpër blloqet e banimit. Aktualisht, në 5 blloqe banimi ka përfunduar sinjalistika vertikale, nga 10 blloqe që janë parashikuar për fazën e parë të këtij projekti. Drejtoresha e Transportit dhe Lëvizshmërisë Nerejda Hoxha ka bërë të ditur se në këtë projekt përfshihen edhe disa rrugë kryesore ku mungon sinjalistika.

“Ky projekt ka dy qëllime; e para krijon skemat e qarkullimit brenda blloqeve të banimit, duke synuar skemat me një sens të cilat çojnë në rritje të kapacitetit dhe shtimit të hapësirave për parkim, së dyti është rritja e sigurisë rrugore që është edhe në të njëjtën linjë me strategjitë që ka Bashkia e Tiranës për përmirësimin e sigurisë rrugore në qytet. Ky projekt shtrihet në 10 blloqe banimi, të cilat janë të përhapura në të gjithë Tiranën, këto janë blloqe që janë krijuar dhe ndërtuar para viteve ’90 me shtesat e ndodhura mbas viteve ’90, por që i mungon sinjalistika e nevojshme vertikale. Gjithashtu, përveç këtyre blloqeve të banimit kemi edhe disa prej rrugëve kryesore, siç është “Egnantia”, “Don Bosko”, apo rruga “Siri Kodra” - tha Hoxha.

Përveç sinjalistikës rrugore, ky projekt parashikon edhe vendosjen e elementëve të sigurisë pranë shkollave, në kuadër të angazhimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e sigurisë në shkolla.

“Ky projekt është kompleks, pra përveç plotësimit me sinjalistikë vertikale, që siç mund të shikohet janë tabelat që po vendosen, ka edhe element të sigurisë në shkolla, të cilat vijnë në vijim të projektit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e sigurisë në shkolla, kjo synon jo vetëm vendosjen e sinjalistikës vertikale, por edhe gominave që shërbejnë për ngadalësimin e shpejtësisë. Deri më sot janë plotësuar 5 blloqe me sinjalistikë vertikale dhe deri në fund të tetorit parashikohet që të mbarojë i gjithë ky projekt” - u shpreh drejtoresha e Transportit dhe Lëvizshmërisë, Hoxha.

KOMENTE