Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beqja: Program kombëtar minimale falas për kontrolle të zemrës
English

Beqja: Program kombëtar minimale falas për kontrolle të zemrës

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, sot në ditën botërore të sëmundjeve të zemrës, ka premtuar një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje. Ndërsa mori pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar në kryeqytet, Beqja apeloi qytetarët të ndërgjegjësohen për kontrolle më të shpeshta te mjeku.
“Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë është e vendosur të rrisë kujdesin shëndetësor për gjithë qytetarët shqiptarë. Sëmundjet e zemrës janë sëmundjet më të shpeshta në Shqipëri. Ne do fillojmë një program kombëtar të shtrirë në vite për të pasur kontrolle minimale falas për grupmoshat që janë më të ekspozuara nga këto sëmundje. Në çadrat e improvizuara konstatova me keqardhje që personat që paraqiten janë të gjithë mbi 60 vjeç. Me shumë pak përkushtim të gjithë le të bëjnë një ekzaminim minimal pasi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë sot sfidat e mjekësisë moderne” tha Beqja.
Ndërkohë kardiologu, Artan Goda, apeloi se situata në Shqipëri po rëndohet pasi sëmundjet e zemrës tashmë po prekin edhe 25-vjecarët.

Dita Botërore e zemrës mbahen në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) shkaktojnë vdekje të parakohëshme. Në fakt, në botë SKV shkaktojnë çdo vit 17.3 milion vdekje dhe shifrat janë në rritje. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milion njerëz në botë do të vdesin nga SKV.

KOMENTE