Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emrat që janë flakur nga puna në administratën e ish-kryetares së kuvendit
English

Emrat që janë flakur nga puna në administratën e ish-kryetares së kuvendit

Artikulli i postuar në të përditshmen shekulli, na njeh me intervistën e njërit
prej të larguarve nga puna nga administrata e ish-kryetares së kuvendit Jozefina Topalli.
Ndiqni intervistën e plotë si dhe emra të tjerë që janë larguar nga puna në atë kohë.

-Ish-drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë, Dritan Selo e konsideron si hipokrizi qëndrimin e opozitës së sotme lidhur me shkarkimet nga detyra. Sipas tij qeverisja e djathtë ka bërë kërdinë lidhur me shkarkimet për sa kohë që ishte në pushtet. Ndërsa flet për “Shekulli” ai sqaron se e ka fituar gjyqin në Gjykatën e Tiranës çka vërteton më së miri se shkarkimi i tij nga ish-kryeparlamentarja demokrate, pas 13 vitesh pune në Kuvend, 7 prej të cilëve gjatë kohës kur Parlamentin e drejtonte Topalli, ishte tërësisht i padrejtë. “Kur shoh një hipokrizi, kërkojnë të mbrojnë ata që vetë kanë bërë kërdinë. Është e neveritshme të dëgjosh deklaratat sot”, - pohon ai. Ndërsa kritikon këto veprime ai shpreson në vendosjen e drejtësisë nga qeverisja e re. “Shpresojmë që këta që kanë ardhur të venë drejtësinë në vend për të gjitha shkeljet e bëra”, - pohon ai.

Zoti Selo ju tashmë nuk jeni më pjesë e administratës në Kuvendit të Shqipërisë për shkak të largimit nga detyra në kohën kur kryeparlamentare ishte zonja Topalli. Për sa kohë keni punuar në këtë institucion?

Unë punoja në Kuvend si Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë që nga viti 1999 dhe deri sa më pushuan, pra 13 vjet. Kam punuar me disa kryeparlamentarë nga Skënder Gjinushi, Namik Dokle, Servet Pëllumbi dhe në fund me Jozefina Topallin. Me Jozefinën punova 7 vjet. Gjatë këtyre 7 vjetëve, përderisa qëndrova në punë se unë nuk isha i Partisë Demokratike, ajo më gjeti aty, domethënë u vlerësua puna ime pa qëndrova. Aq më tepër që divizën kryesore që ka pas Topalli në media e kudo, ka qenë diplomacia parlamentare që vlerësohej aq shumë. Ajo diplomaci parlamentare ka kaluar nëpërmjet drejtorisë që drejtoja unë. Ne e bënim atë lloj aktiviteti.

Si erdhi propozimin për largimin nga puna?

Nisën fillimisht vërejtje për të mbërritur tek shkarkimi. Puna ime ka qenë jo e vlerësuar por mbivlerësuar si në anën etike dhe profesionale. Unë u pushova nga puna në shkurt të viti 2012 ndërkohë që kisha marrë vlerësime nga shefi im, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Vlerësimi i punës që është baza më e rëndësishme e nëpunësit civil sipas ligjit, u bë për periudhën paraardhëse, për vitin që ishte tetor 2010- tetor 2011. Sa mora vlerësimin e punës, në fund të tetorit doli si dokument, por në dorën time mbërriti në fillim të nëntorit, pas disa javësh filluan ngacmimet. Dhe nga nëntori deri në shkurt që u pushova është një periudhë 3 mujore, u dhanë dy masa, një vërejtje dhe një pushim. Pra brenda kësaj kohe të shkurtër u dhanë dy masa çka është në kundërshtim me çdo ligj, meqë flitet për zbatimin e ligjit.

Cili ishte arsyetimi konkret për shkarkimit tuaj?

Ishin vërejtje të kota të cilat unë i rrëzova të gjitha poshtë me argumente me shkrim, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh. Në vendin tim emëroi, një vartësen time që kam pasur përkthyese. Nga përkthyese u bë drejtore e përgjithshme. Ajo është nusja e nipit të bashkëshortit. Një familje. Nepotizëm që as në Afrikë nuk ekziston.

Cilat ishin hapat që ndoqët ju?

Unë ndoqa rrugën ligjore. I kundërshtova të gjitha vërejtjet me shkrim, por nuk i mori njeri parasysh. Më pas ndoqa rrugën ligjore. Procesi i animimit u bë në korrik pas shtyrjeve në gjykatë. Në 8 korrik mu dha e drejta të kthehem në punë, në vendin ku isha. Në gusht pastaj megjithëse zgjedhjet kishin mbaruar dhe Kuvendi nuk funksiononte se ishte mbyllur, vendimi i Gjykatës së Tiranës është apeluar. Tani i bie që duhet ta ndjekë Kuvendi i ri. Do shpresoj që këta do e tërheqin se nuk do të kishte kuptim. Unë jam i fundit në listën e të larguarve. Kjo tregon se mua më mbajti puna atje.

Si e vlerësoni qëndrimin e sotëm të ish-mazhorancës lidhur me shkarkimet nga puna?

Shoh një hipokrizi të madhe, kërkojnë të mbrojnë ata që vetë kanë bërë kërdinë. Shpresojmë që këta që kanë ardhur të venë drejtësinë në vend. Unë dëshirën e kam të rikthehem në punë. Është e neveritshme të dëgjosh deklaratat sot.

Lista e shkarkimeve

Topalli, konkurse fiktive me punimet, 90% nga Shkodra

Demokratët sot kundërshtojnë fort largimet nga administrata shtetërore ndërkohë që 8 vite më parë kur erdhën në pushtet bënë largime masive. Kështu ndodhi dhe me punonjësit e Kuvendit ku listës së të larguarve për shkak të postit politik iu shtuan dhe nëpunësit civil. Në vitin 2006, një vit pas ardhjes në pushtet Partia Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë kishte 410 punonjës. Me vendimin e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli u pushuan 130 punonjës duke e çuar numrin në 280. Shkurtimet vijuan vit pas viti, por në të njëjtën kohë vihej re dhe një tjetër fenomen, edhe pse kishte shumë largime nga detyra shtohej numri i rrogëtarëve të Kuvendit. Shifra e të punësuarve arriti sërish në rreth 400 punonjës duke krijuar struktura të reja dhe duke fryrë përtej parashikimeve administratën. E ndërsa shtohej numri i të punësuarve rritej dhe përqindja e atyre që ishin nga Shkodra, vendlindja e ish-Kryetares së Kuvendit. Këtë e pohon dhe ish-drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë, Dritan Selo. Sipas tij rreth 90 % e punonjësve ishin nga Shkodra. Një tjetër fenomen që sipas Selos u kthye në modë në kohën e demokratëve ishin dhe punësimet tërësisht fiktive. “Nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë që të njoftohej për një vend pune në një kohë që në atë pozicion dikush kishte një vit që punonte me kontratë të përkohshme. Më pas bëhej një konkurs ku listës së të punësuarit i shtoheshin disa emra fiktivë dhe gjithçka mbyllej në këtë mënyrë”, - pohon ish-nëpunësi i Kuvendit. Sipas tij kjo filloi të ndodhte vetëm kur në pushtet ishte e djathta. “As nuk mund të mendohej më parë zoti Pëllumbi te thoshte merr këtë apo atë siç ndodhte me zonjën Topalli”. – deklaron ai. Në vitin 2012, Kuvendi mbeti me 335 punonjës nga të cilët 127 deputetë, për shkak se një pjesë e tyre ishin ministra dhe nuk përfshiheshin në strukturën e Kuvendit, dhe 208 nëpunësve civil.

Një pjesë e të shkarkuarve nga Jozefina Topalli

1. Albert Kushti, sekretar i Përgjithshëm

2. Antoneta Lagji, drejtore drejtorie

3. Arion Ballka, specialist Informatike

4. Artan Aliçka, specialist

5. Benon Paloka, drejtor drejtorie

6. Besnik Shamblli, këshilltar komisioni

7. Çlirim Çepani, këshilltar

8. Dilaver Çela, specialist

9. Dritan Devole, drejtor Drejtorie

10. Edmond Kallaverja, shofer

11. Edmond Verçani, drejtor i Përgjithshëm

12. Eugen Pepa, këshilltar komisioni

13. Frrok Gjoka, drejtor drejtorie

14. Gezim Veleshja, këshilltar komisioni

15. Hanko Sinani, specialiste

16. Hiqmete Daja, drejtore drejtorie

17. Ibrahim Baci, këshilltar komisioni

18. Idar Bistri, këshilltar komisioni

19. Ilia Laska, drejtor drejtorie

20. Ilir Dervishi, drejtor drejtorie

21. Ismail Tershana, specialist

22. Juliana Latifi, këshilltare juriste

23. Kamelja Vojka, specialiste përkthyese

24. Katjusha Pogaçe, shefe sektori

25. Klevis Xhangolli, specialist Informatike

26. Liliana Toci, specialiste

27. Liri Xhangolli, protokolliste

28. Mehmet Loci, drejtor drejtorie

29. Mimoza Pashai, sekretare

30. Nuri Beli, drejtor drejtorie

31. Ornela Këmbora, drejtore drejtorie

32. Pal Serreqi, drejtor i Përgjithshëm

33. Pëllumb Sherifi, drejtor drejtorie

34. Përparim Zogu, specialist

35. Pranvera Xhelo, specialiste, përkthyese

36. Remzi Strazimiri, përgjegjës sektori

37. Roland Daci, shofer

38. Sefedin Guri, këshilltar Komisioni

39. Shefki Hysa, specialist

40. Shkëlqim Xhelili, punëtor mirëmbajtje

41. Skënder Duka, zëdhënës shtypi

42. Teuta Xhindi, drejtore drejtorie

43. Vasil Shamo, elektricist

44. Violeta Dushniku, ekonomiste finance

45. Vjollca Zaçe, këshilltare ligjore

46. Vojsava Nelo, sekretare komisioni

47. Dritan Selo, drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë
"shekulli" S. Topi

KOMENTE