Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hetimi i Arben Imamit. Prokuroria: Raportin ta shqyrtojë njëherë Kuvendi
English

Hetimi i Arben Imamit. Prokuroria: Raportin ta shqyrtojë njëherë Kuvendi

Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe lidhur me kërkesën për hetimin e ministrit të Brendshëm, Arben Imami. Kërkesa e Braçes për nisjen e hetimeve për një rrjet shtetëror të trafikut të armëve në thyerje të embargos së Organizatës së Kombeve të Bashkuara u dërgua në prill dhe vetëm pas pesë muajsh ka marrë përgjigje, e cila ka qenë negative, shkruan "Shekulli".

“Pas 5 muajsh heshtje, më vjen letra ku dëshmohet se as ka nisur hetimi, por kërkohet: Raportin ta shqyrtojë njëherë Kuvendi pastaj nëse Kuvendi e sheh të arsyeshme t’ia dërgojë Prokurorit shoqëruar me kallëzim”, thuhet në reagimin e Braçes.
Deputeti i PS-së argumenton se kjo procedurë nuk parashikohet në ligj dhe hetimi duhet të kishte nisur bazuar në fakte të OKB-së. “Ja pse shpresa venitet në këtë vend. Ja pse zyrtarët e lartë në këtë vend bëjnë çdo krim dhe nuk kanë frikë kurrë se do të përgjigjen”, përfundon Braçe.

Mediat e huaja kanë raportuar shpeshherë lajme për thyerje të embargos së OKB-së nga Shqipëria duke zhvilluar tregti armësh me shtetet të cilat ndodhen në konflikt si edhe me firma dhe individë që janë përjashtuar nga ushtrimi i një aktiviteti të tillë.

KOMENTE