Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyn në fuqi pas 6 muajsh, ligji për nëpunësin civil(VIDEO)
English

Hyn në fuqi pas 6 muajsh, ligji për nëpunësin civil(VIDEO)

Ndryshe nga sa pritej dhe nga sa demokratet ishin pregatitur për të kundështuar shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për shërbimin civil, konferenca e kryetarëve, e cila është mbledhur pas mesdites nuk e ka ka prekur fare këtë temë.

Ligji për nëpunësin civil do të hyjë në fuqi pas 6 muajsh. Ky është vendimi që ka marrë qeveria sot në mbledhjen e orës 18:00, e cila u drejtua nga Kryeministri Rama. Zbatimi i ligjit nis më datën 1 prill të vitit 2014, ndërsa deri në atë datë do të veprohet me ligjin e vjetër të nëpunësit civil.

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar edhe shumë vendime të marra pas datës 23 qershor, si dhënie hidrocentralesh me koncesion, disa vendime të Ministrisë së Mbrojtjes, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”.

Kështu, në vendimin e sotëm për shtyrjen e ligjit të nëpunësit civil shkruhet: “Akti normativ për disa ndryshime në ligjin "Për nëpunësin civil".Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, duke pasur në konsideratë parashikimet e ligjit nr.152/2013, "Për nëpunësin civil", pazbatueshmërinë e tij për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit, kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ, nevojën për organizimin institucional, efektet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë nenin 70 dhe 72, si më poshtë vijon.

Neni 70

Ligji nr.8549, dt 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil", dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen nga data e fillimit të shtrirjes së efekteve të këtij ligji.

Neni 72

Ky ligj hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil"”.

Vendimet e tjera

Projektvendime për shfuqizimin e një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave, të marra në periudhën pas zgjedhjeve të 23 qershorit, që kanë të bëjnë me koncesione në fushën e energjisë dhe burimeve natyrore, si edhe në dhënien e pasurive publike në përdorim enteve private.

Më poshtë vendimet e plota të marra nga Këshilli i Ministrave:

1. Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”.

2. Për disa ndryshime në vendimin nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”.

3. Për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr.310, datë 19.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.

4. Shfuqizimin e vendimit nr.718, datë 28.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e miratimit paraprak për lejimin e punësimit, pas lirimit nga detyra, të një anëtari të bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë”.
1902

KOMENTE