Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Italia, asnjëherë larg nga kriza
English

Italia, asnjëherë larg nga kriza

Kryeministri italian Enrico Letta do të përpiqet për të shpëtuar qeverinë e tij gjatë dy apo tre ditëve të ardhshme, por Italia është në trazira politike.

Gjatë fushatës zgjedhore të kohëve të fundit në Gjermani, Ministri i Financave Volfgang Shable tha: "Bota duhet të gëzohet në sinjalet pozitive ekonomike që eurozona ka dërguar pothuajse vazhdimisht këto ditë."

Komentet e tij tërhoqën disa kritika, pasi disa vende kanë pasur papunësinë e të rinjve rreth 50%.

Të tjerë si Mario Draghi, president i Bankës Qendrore Evropiane,u shprehën: "Unë jam shumë shumë i kujdesshëm në lidhje me rimëkëmbjen," tha ai. "Unë nuk mund të ndajë entuziazmin ..."

Politika italiane nuk është kurrë larg nga kriza. Kasta politike që i pushton me një grykësi dhe intriga ja favorizon këtë. Italia ka pasur mbi 60 qeveri që prej Luftës së Dytë Botërore.

Italia është vendi i tretë më i madh në eurozonë. Ajo ka borxhet 2 trilion euro dhe është tregu i tretë i madh në botë, i bonove. Kjo mbetet e vërtetë se pavarësisht nga Mekanizmi Europian i Stabilitetit (fondi gjigant i shpëtimit të Eurozonës,) Italia është shumë e madhe për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet.Vendi është ende në recesion; që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shtatë muaj më parë Italia luftoi në një fushatë zgjedhore jobindëse. Nuk kishte asnjë fitues të qartë. Presidenti Giorgio Napolitano, i ndërgjegjshëm se tregjet mund të kthehen kundër Italisë, ndihmuan të krijojnë një koalicion mes të majtë dhe të djathtëve me mjaft sakrifica.

KOMENTE