English

Aktori italian, Guliano Gemma humb jetën si pasojë e aksidentit

Guliano Gemma, aktori italian ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare si pasojë e një aksidenti.

Ai është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Guliano Gemma ka lindur në Romë më 2 shtator 1938. Fëmijërinë e ka kaluar në Reggio Emilia deri në 1944, dhe më pas familja e tij është kthyer në Romë.

Kur ishte fëmijë është plagosur gjatë një shpërthimi dhe shenjat në fytyrë që i kishin mbetur bënë që personazhet e tij të mos harrohen, si “Një pistoletë për Ringo” “Edhe engjëjt hanë fasule,” “Arritën Titanët” etj.

KOMENTE