Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drita Pelingu, aktorja e mirënjohur ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare
English

Drita Pelingu, aktorja e mirënjohur ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

Aktorja e mirënjohur Drita Pelingu ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. Aktorja Drita Pelingu ishte e sëmurë prej një viti dhe vuante nga gangrena.

Në plejadën e shquar të aktoreve që themeluan Teatrin Kombëtar, Drita Pelingu është një emër i pazëvendësueshem që, me te drejte, është cilësuar si një nga themelet e rëndësishëm të skenës shqiptare. E lindur në Vlore, më 3 dhjetor 1926, ajo ishte e vetmja vajzë qe konkurroi në të parën shkollë të artit dramatik shqiptar, duke thyer të gjitha tabutë e shoqërisë shqiptare.

Drita Pelingu ka marrë titullin “Artiste e Merituar ” që nga viti 1986.

Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar janë: “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, ” I çuditshmi ”, “Zonja e Bujtinës”, ” Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani” etj.

Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top“, “Kur hidheshin themelet“, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe“, “Radiostacioni“, “Përtej mureve të gurta“, “Fjalë pa fund“, “Shpresa“ etj.

Ajo ka luajtur mbi 120 role në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 është fituese e çmimit kombëtar “Ismail Qemali (çmimi)“. Titulli i lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës“, iu akorduar nga Presidenti i Republikës.

KOMENTE