English

Sheshi "Shqipëria" edhe në Selanik. Protestues në kundërshtim të emrit(VIDEO)

Sheshi me emrin “Shqipëria” tashmë do të gjendet edhe në mes të Selanikut. Një dritë që protestuesit grekë e kanë marrë si verbuese vendosjen e këtij emri.
Parulla të shumta u hodhën ndaj kryebashkiakut Janis Butaris dhe shqiptarëve. Banorët nuk janë dakord që përkrah flamurit grek të vendoset edhe ai shqiptar në këtë shesh.

Vendimi për një park me emrin “Shqipëria” është marrë nga Këshilli bashkiak i Selanikut, që drejtohet nga kryebashkiaku Janis Butaris, një njeri i moderuar, që njihet për bindjet e tij të theksuara antiraciste dhe antinacionaliste.

Në ceremoni morën pjesë zyrtarë të bashkisë së Selanikut, të bashkisë së Durrësit, Konsulli i Shqipërisë ne Selanik, Riza Poda dhe anëtarë të komunitetit shqiptar, që në Selanik është mjaft i madh

Videot e mëposhtme shprehin qartë situatën e krijuar në Selanik
1908

1909

KOMENTE